Albspirit

Media/News/Publishing

Zef Preçi: Për ata që nuk e dinë, keqardhja në heshtje nuk mjafton…

 

 

Pak ditë më parë, një i ri korçar, për më tepër nga komuniteti me ngjyrë, vdiq në rrethana tejet të dyshimta në birucat e policisë së atij qyteti…

Dje në masmedia u bë e ditur se Mjekësia Ligjore e përcaktoi si vdekje natyrore (“ishte përdorues droge”)… Askush nuk e përgënjeshtroi këtë lajm (besoj “fake neës”), edhe pse në disa mediume të tjera u tha sot se …”për të përcaktuar shkaqet e vdekjes duhet…më shumë se një muaj”.

Fill mbas lajmit për vdekjen e të riut fatkeq që la jetimë tre fëmijë të mitur (mbajeni mende mirë: tre jetimë të mitur), edhe në kushtet kur familjarët e varfër edhe të pashkollë denoncuan dhunën barbare që i mori jetën të afërmit të tyre, policia tha se se SHKÇB po heton, por deri më tani heshtje varri (po merren me skemat “duku/zhduku” të Babole-ve dhe hallet që i kanë zënë)…

Sot policia, për çudinë e gjithkujt, pengoi mbajtjen e një proteste të familjarëve dhe të disa aktivistëve civilë pranë Ministrisë së Brendshme…

E pra, në Shqipërinë e sotme që aspiron të marrë ftesën për antarësim në BE (për çfarë vallë duhet ajo ftesë, përveçse për të hipotekuar pushtetin e oligarkëve të dhjamur me mundin dhe djersën e qytetarëve të pambrojtur, përfshirë edhe djaloshin e mjer korçar që vdiq në duart e policisë?)…”janë krijuar të gjithë instrumentet kushtetuese, politike, institucionale, publike dhe të shoqërisë civile që garantojnë sigurinë e jetës “…së përtejme…”.

Zgjohuni njerëz! Nëse vazhdojmë kështu, duke u marrë paradite, gjithë ditën, pasdite dhe gjithë natën me Babole-t e lojërave politike, mos u çuditni që një ditë do të vijë radha juaj të bini viktima të heshtjes kolektive vetëvrasëse unike si kjo jona…

Zgjohu Komiteti i Helsinkit, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, parlamentarë të zgjedhur nga kryetari që nuk lë mizë e fluturak pa komentuar e google-uar, por asnjë gërmë për fatkeqin korçar që vdiq në birucat e policisë “që duam”, në fakt të policisë “që duan”…

Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të vihen në lëvizje institucionet ligjzbatuese? Nëse varfëria përzihet me padijen, instrumentalizimi politik është edhe më i lehtë, por dhe dëmi i shoqërisë edhe më i madh. Mos prisni të digjet komisariati vetëm sepse dy a tre policë janë kriminelë ordinerë me uniformën e shtetit veshur?

Nsoshta kjo shoqëri po bëhet e gjitha shoqëri babole-sh, e nëse është kështu atëhere fajin nuk e ka askush, as Europa, bile as Azia e largët, por vetëm ne…

Please follow and like us: