Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Duka: Po integrohemi në BE, jo në Bashkimin Sovjetik

Kreu i PAA-së, Agron Duka, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën e 26 majit. Nëpërmjet një postimi në facebook, Duka thotë se protestat nuk pengojnë Integrimin e vendit, pengesë janë droga, krimi dhe lidhja me politikën.

”Ata që përdorin integrimin si gjethe fiku, dhe ata që besojnë se nuk po integrohemi në Bashkimin Sovjetik, por në BE; po integrohemi në një komunitet që vlerëson protestën si mjet demokratik, ndërsa përçmon drogën, krimin dhe korrupsionin. Të dashur miq, si tri dekada më parë, i vetmi mjet për një Shqipëri europiane është protesta. Prandaj, 26 Maji nuk është thjeshtë një e drejtë, por një detyrë qytetare”,-shkruan Duka.

Reagimi i plotë:

Këta janë porteret e fitores ndaj diktaturës. Mijëra të rinj dhe të reja u ngritën nga ajo humnerë, plot entuziazëm, plot jetë, shpresë dhe besim në themelimin e një të ardhmeje europiane. Gati tri dekada më vonë, kjo perspektivë po mbahet peng nga krimi, droga dhe lidhja simbiotike me politikën.  Sot kemi një detyrim moral ndaj atij brezi, dhe atyre që do të vijnë. Një detyrim për t’i dhënë vendit një qeveri të pastër nga çfarëdo lloj hije apo dyshimi, një qeveri të drejtë, dhe një politikë të pandotur nga droga.

Në këtë përballje ka dy qëndrime. Ata që përdorin integrimin si gjethe fiku, dhe ata që besojnë se nuk po integrohemi në Bashkimin Sovjetik, por në BE; po integrohemi në një komunitet që vlerëson protestën si mjet demokratik, ndërsa përçmon drogën, krimin dhe korrupsionin.

Të dashur miq, si tri dekada më parë, i vetmi mjet për një Shqipëri europiane është protesta. Prandaj, 26 Maji nuk është thjeshtë një e drejtë, por një detyrë qytetare.

Please follow and like us: