Basha: Xhafaj i ofroi 200 mijë euro dëshmitarit X për të përgënjeshtruar akuzat
Lulzim Basha ne nje deklarate per mediat u shpreh se njerez te Xhafajt dhe Rames i kane ofruar 200 mije euro deshmitarit X per te pergenjeshtruar deshmine.
“Jam sonte në këtë orë të vonë para jush për të denoncuar thellimin e skenarit kriminal të Xhafës e Ramës. Kanë kërcënuar Albert Veliun. Sot të dërguarit e Xhafës, njerëz të skeduar për vrasje mafioze nga Vlora e Fushë Kruja, i kanë ofruar 200 mijë euro Veliut, para të pista, që ai të përgënjeshtroi deklarata e bëra publike. Cdo përpjekje e Ramës për të blerë dëshmitarin, thjeshtë i zhyt edhe më thellë në skandalin ku janë futur”, deklaroi Basha.
Please follow and like us: