Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha numëron pasuritë e paligjshme të Agron Xhafajt

Sali Berisha deklaroi në emisionin “Byro Politike” se Agron Xhafaj ka vënë një pasuri të madhe në mënyrë të paligjshme.

Teksa numëron pronat e Xhafajt, Berisha theksoi se arsyeja pse ato nuk preken është vëllai i tij ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Sot Agron Xhafaj ka pasuri që nisin me pallatet në Vlorë, Tiranë e Pogradec, me lojrat e fatit e deri tek tokat, por pasuritë e tij nuk preken, asnjë centimetër i tyre nuk preken, sepse e mbron Fatmir Xhafaj. 

Për Xhafajn thonë është serioz, po nëse hipokriti është serioz, atëherë çfarë i mbetet seriozitetit, si mund të quhet serioz një njeri që ka fshehur kërkesat për ekstradim për vëllain e tij”, tha Berisha.

Sipas tij, Fatmir Xhafaj, e ka vendin para ligjit dhe në qeli, pasi ka shkelur ligjin, ka fshehur ekstradimin e të vëllait.

Please follow and like us: