Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria, 19 milionë lekë për shërimin e Hajdaragës

Rreth 20 milionë lekë janë miratuar nga Këshilli i Ministrave, për mbulimin e shpenzimeve mjekësore për Luan Hajdaragën. Vendimi, i cili është marrë në datën 16 maj, përfshin pikërisht shumën prej 19 milionë lekësh të vjetra, që është dhënë për transportin jashtë vendit për ish-ministrin, Luan Hajdaraga. Ky vendim është publikuar në faqen e Fletores Zyrtare. Hajdaraga, pak ditë më parë pësoi një ishemi në tru, ndërsa po kurohet në një spital të specializuar në Turqi.

Please follow and like us: