Spartak Ngjela: Prokuroria Speciale do të fillojë edhe në Shqipëri!
Një paralale mes dënimit të Nikolla Gruevskit dhe asaj që mund të ndodhë në Shqipëri kur të krijohet Prokuroria Speciale, e sheh në horizont Spartak Ngjela. Sipas tij, raste korrupsion të ngjashme me 600 mijë eurot që ka keqpërdorur Gruevski, në Shqipëri janë normalitet dhe janë hetuar të gjitha. “Sot gjykata e Shkupit dënoi 2 vjet burg ish kryeministrin maqedonas Gruevski. Akuza u mbështet në blerjen e paligjshme, si kryeministër, të një automobili më çmim 600 000 Euro. Këtu te ne kjo lloj blerje është një gjë normale për korrupsionin kryeministror shqiptar. Por mos mendoni që nuk është hetuar. Të gjitha janë hetuar. Akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj. Dhe procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët” shkruan Ngjela në rrjetet sociale. Në vazhdim, avokati thotë se është informuar për pasuesin e Romana Vlahutin, ambasadorin e ardhshëm të BE në Tiranë. E përshkruan si personalitet në jurisprudencë dhe një prej autorëv të ligjeve të vetingut. Emrin gjithsesi nuk ia thotë. “Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi” e tregon Ngjela përfaqësuesin e radhës të Bashkimit Europian në Tiranë.