Albspirit

Media/News/Publishing

1468–2018, Shqipnia dhe tavolina europiane

Fritz RADOVANI

 

 

 

 

Kur kerkohet Shqipnia në tavolinat Europiane, globi sillet si nje verrle!

Sikur mos t’ ishin lentet zmadhuese, kushedi sa politikanë do të venin gishtat në Arabi ose Afrikën Qendrore… Tue dashtë me e vendosë dikund në ndonjë vend me “randsi”…

Nuk dij se ndonjë “dr. prof. apo akademik” ka percaktue ashtu si At Marin Sirdani nder librat e tij edhe fshatrat ku duhet me vazhdue rrugen pranë pikave kufitare të Shqipnisë. Jam tue folë per Shqipninë e Vertetë dhe jo, per ate të 1913, as të Jaltës së vitit 1945…

Per 25 vjet madje, edhe tue luftue per jetë apo per vdekje Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, e perjetsoi nder shekuj emnin e Shqipnisë Europiane. Nuk po i shkruej “epitetet tjera” mbasi janë të gatshem fanatikët injorantë që kanë ba librat mbas 1944 me e fshij  nga harta, piksynim që rifilloi në 1992 me hymjen e Shqipnisë  në “Konferencen Islamike”.

Nuk dij me e kuptue guximin e fallsifikatorëve të Historisë së Shqipnisë, që tentojnë përditë me zevendsue emnin tradhtar, me “atdhetar” tue fshij të gjitha veprat e tyne të njohuna antiatdhetare tue fillue nga Esad Pashë Toptani në 1913, Ahmet Zogun në 1939 dhe menjëherë mbas tij, në 1941 Enver Hoxhen, Ramiz Alinë e të gjithë presidentat dhe kryeministrat mbas tyne, që tue e dijtë mirë që në vitin 1925 nga Papa Piu XI, që ju pat pergjegjë Ahmet Zogut kur e pyeti me Delegatin Apostolik në Shqipni, që atëherë ishte në Shkodër dhe i ka pas kërkue se shka mendon Vatikani për lidhjet me ne, në kjoftë se na mund të hyjmë në “Konferencën Islamike”, mbas një kërkese që i ishte ba atij nga ana e tyne ato ditë. Delegati tue u ndodhë para një kërkese të papritun prej Zogut i kishte kërkue dy javë kohë, sa me shkue deri në Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këtë punë. Zogu asht kenë dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe Papa i asht përgjegjë Zogut nëpërmjet të Delegatit, me këto fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë, ju nuk duhet të angazhoheni me vendët e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanë se Shqipnia asht vend Evropian. Ju, mund të veproni si të doni. Ky asht mendimi i jonë!”. Delegati asht këthye në Shqipni… Ne nuk jemi angazhue atje.

Kur Shqipnia mbas Konferencës së Jaltës kaloi nen sundimin e Titos dhe mbas pak vitësh të Stalinit, tue u inkuadrue në “Traktatin e Varshavës”, Shqipnia kaloi në prehen të Lindjes komuniste dhe perfundimisht vazhdon me kenë me bibronin e tyne në gojë.

Po ti bajmë një rikujtesë atyne ngjarjeve, do të bindemi se kahu i ynë i drejtimit asht nga vendet që në Trojet Shqiptare ata kanë shkatrrue gjithshka me synime nga Europa.

A mos ndoshta kjo ishte arsyeja që Enver Hoxha, me 5 Maji 1945 blokoi në Hotel Dajti Delegatin Apostolik të Vatikanit Imz. Leone GB Nigris, dhe me 25 Maji 1945 e nxori jashtë nga Shqipnia, tue arrestue edhe Zevendsin e Tij Imz. Frano Gjinin, të cilin edhe e pushkatoi me 11 Mars 1948, mbas një gjyqi të mbyllun me akuza fallco?!

Ishte Papa Gjon Pali II që e donte me zemer Popullin e vuejtun Shqiptar dhe jo, qeveria apo “dikush” tjeter nga “komunistët e konservuem” në demokrat, per të cilët me të drejtë ka thanë tek Kryeministria në Tiranë në 1999 Presidenti Nderuem Havel: “Njerzit ma të rrezikshem per Demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokrat!”

Janë ba sa vjet që qeveria Shqiptare asht shtatzanë dhe nuk u “rilind ende” që të gjejnë një ambasador “po i themi”, me e dergue në Vatikan. Edhe kjo ka “parathanjen” e vet.

Vonesat e integrimit të Shqipnisë në Europë i sherbejnë vetem elitave tona politike me pikpamje anadollake, dhe që po e shpejtojnë në mënyrë drastike shkatrrimin e plotë të shtetit Shqiptar me korrupsion, çorganizim dhe marrveshje të mëshefta. 

Lojnat akrobatike me “reformat në drejtësi” dhe, “shkapetjet me dashje” të politikanve tanë me ShBA, Europën e kryesisht Brukselin, janë një lojë me zararë që mundohen me sigurue Lindjen sllavo – komuniste dhe Turqinë, me mjetet anadollake të Hoxhës dhe Alisë me pasuesit mbas 1989, që na mbajtën në llomin e mbrapambetjes tash 75 vjetë…

***

Europa dhe Amerika e njeh shumë mirë barbarizmin e trashigimtarëve të komunizmit dhe, kryesisht ate që u aplikue me Gjenocid mbi Popullin Shqiptar. Hapni Dosjet!

Po më kujtohet i Madhi Ibrahim Rrugova në 1999, kur mërrijti në Vatikan…

Nanë Tereza tek Kenedi, Regani, Klintoni, Karter, Gjorgj Bushi dhe I Riu…

E cila derë e Shtëpisë së Bardhë s’ u hap per Ta?! Shqipnia ishte fryma e Tyne!

Në thirrjen e Papës Gjon Pali II u theksue se: “Europa duhet ta dijë ate që ka ngja tek Ju Vllazen e Motra Shqiptarë!.. Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!”

A e kujtoni Fjalen e Nanë Terezes kur Ju dha Çmimi Nobel?!

Nanë Tereza asht Ajo që e kuptoj shumë mirë tradhtinë e drejtuesve të shtetit tonë, dhe prandej në aeroportin e Rinasit tha: “Zot hiqja mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”1997.

Dashje ose padashje Shqipnia asht vetem Europjane, prandej edhe i takon Asaj!

Dikur… Ajo, e mbrojti Europen! Bash Ajo Shqipni që tashti po e sjellin verrle…

Shqipnia e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut… Sot, duhet mbrojtë vetem nga Ti Europë!

Monumentet e Kastriotit nëper Europë vetem nuk kanë gojë me Ju thirrë!!..

            Melbourne, 24 Maji 2018.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: