Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë Akademiku Kolec Topalli

Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare. Homazhet në nderim të personalitetit të akademik Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00 – 11.00.

Ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Kolec Topalli është autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja.

Pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1997 ka qenë bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka botuar “Theksi në gjuhën shqipe”, “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe”, “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes”, “Sonantet e gjuhës shqipe”, “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe”, “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, etj.

Please follow and like us: