Trump anulon takimin me Kim Jong Un, e quan të papranueshëm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka anuluar samitin e planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ai tha se e kishte marrë këtë vendim bazuar në “zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur”, duke iu referuar një deklarate të Veriut kohët e fundit.
Trump tha se do të ishte e papërshtatshme për të mbajtur samitin siç është planifikuar në Singapor më 12 qershor.
“Duke u bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të zhvillohet ky takim i planifikuar prej kohësh”, shkruan Trump.
Vendimin ja ka bërë të ditur edhe liderit të Koresë së Veriut, përmes një letre dërguar atij.
Trump dhe Kim, ishin planifikuar të takoheshin në Singapor më 12 qershor, për atë që do të ishte takimi i parë ballë për ballë midis një udhëheqësi të SHBA dhe Koresë së Veriut.