Vend vakant për “ministër të Punëve të Pista”, qeveria mbyll faqen që e vendosi në “lojë”
Nje portal ne internet i cili nxjerr shpesh publikime ironizuese, eshte kerkuar te mbyllet nga AKEP. Lapsi.al ka publikuar komunikimin me email te AKEP, ku kërkohet mbyllja e faqes www.Kryeministri.com e cila ironizoi sot përmes njoftimit për vend të lirë pune në pozicionin ‘Ministër i Brendshëm’.
Lapsi.al mëson se Kryeministria, me porosi të Edi Ramës është mobilizuar për të bllokuar aksesin e kësaj faqe. Këtë e ka bërë përmes AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare). Nëse tenton të hysh në këtë faqe, ajo del e bllokuar prej AKEP. Akses kanë vetëm ata që futen nga jashtë shtetit.
Por edhe nga Shqipëria ka një mënyrë tjetër për t’i shpëtuar censurës së qeverisë. Nëse klikoni në këtë link https://nl.hideproxy.me/ dhe më pas vendosni domanin ‘kryeministri.com’ ju mund të hyni në faqen e cila ka shkaktuar turbullira mesa duket.
Lapsi.al sjell më poshtë edhe njëherë njoftimin e plotë, natyrisht të bërë me humor, si dhe kërkesën drejt AKEP për të mbyllur urgjentisht faqen e cila e publikoi për herë të parë këtë njoftim.