Albspirit

Media/News/Publishing

Komandanti, komisari dhe operativi në revoltën e Spaçit

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një status ku tregon disa detaje për revoltën e Spaçit. Ai ka treguar se cilët kanë qenë personeli që drejtonte burgun famëkeq gjatë periudhës së zhvendosjes

Statusi i Plotë

Në vitin 1968 kampi i punës i njohur me emrin “Reparti i riedukimit nr.303”,  u zhvendos nga Elbasani në Spaç, në një vend të mbyllur mes malesh, tërësisht i izoluar me kufizime të shumta natyrore ku edhe bimësia kishte frikë të dilte, edhe zvarranikët nuk lëviznin e ku zogjtë nuk mund të fluturonin. Regjimi kishte gjetur në vendin ku dikur ngriheshin barakat e gjeologëve vendin ku të shfrytëzohej puna e të burgosurve. Në janar 1968 vendin e pa kryeministri Mehmet Shehu, ndërsa një muaj më pas, edhe Kadri Hazbiu. Të dënuarit erdhën më 28 prill 1968, duke u vendosur në Spaç dhe në Reps (këtu punohej për uzinën e pasurimit të bakrit).

Në kohën e zhvendosjes, personeli përbëhej nga komandanti Haxhi Gora, komisari Niko Kolitari (me profesion bujk, me 4 klasë fillore), 80 ushtarë, 12 nënoficerë, etj. Nuk u zhvendos në Spaç një prej operativëve famëkeqe të kampeve e burgjeve, Femi Mullaj.

Në kohën kur nisi revolta e 21 majit 1973, treshja drejtuese e kampit përbëhej nga komandanti Haxhi Gora (nga Delvina me profesioni punëtori ishte me 4 klasë fillo), komisari Shahin Skura (nga Mati me profesioni minator. Arsimi 4 klasë fillore) dhe operativi i Sigurimit Fejzi Liço.

Please follow and like us: