Krichbaum: Mendoj se është shumë herët për të hapur negociatat me Shqipërinë
Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, është shprehur se hapja e negociatave para verës me Shqipërinë është shumë herët.
Deputeti gjerman i CDU-së, i ka rikujtuar Qeverisë Federale të drejtën për të folur në Parlament në lidhje me mundësinë e hapjes së negociatave për pranim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Krichbaum nuk shfaq tone pesimiste për negocim me Maqedoninë, por kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë.
Ai thekson se është kundër hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë.
“Për momentin, unë jam qartë kundër hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë. Hapja e negociatave tani do të ishte e parakohshme”, – u shpreh deputeti gjerman i CDU-së për WELT.
Sipas tij, hapja e negociatave do të ishte shumë herët tani, pavarësisht se Shqipëria ka nisur ‘reforma të shumta’, p.sh, në sistemin gjyqësor, por ato duhet “të zbatohen tani tërësisht”. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë,” argumenton politikani i CDU. Komisioni Evropian ka “treguar naivitet në këtë çështje”
Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre. Ai i tha kryeministrit socialist Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çështjeve europiane të Bundestagut.