Albspirit

Media/News/Publishing

PD dorëzon në Polici kërkesën për protestën e të shtunës

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë  nuk përcaktohet një orar për mbylljen.

Protesta e opozitës është thirrur pas publikimit të audio-përgjimit ku pretendohet se është  i përfshirë edhe vëllai i ministrit të Brendshëm.

Edhe sot opozita bëri thirrje që në 26 maj qytetarët i bashkohen protestës së opozitës.

“Nuk ka të ardhme me krimin në pushtet. Është ne dorën tonë t’i ndalojmë!”, shkruan Lulzim Basha në “Facebook”.

Please follow and like us: