Stresi dënohet nga Gjykata pas konfliktit me Leonard Bombaj
Një vit më parë, reperi Stresi në një aktivitet të mbajtur në Tiranë i hodhi një kovë me ujë të nxhetë regjisorit Leonard Bombaj duke e quajtur “pedofil”. Pas kësaj ngjarjeje, Bombaj ka bërë një kallëzim në prokurori kundër Stresit.
Edhe pse kishit menduar se ngjarja ishte harruar, Gjykata ka dënuar Stresin me 70 mijë lek gjobë për akuzat e fyerjes dhe shpifjes.
Sipas gjykatës reperi ka 6 muaj kohë për të shlyer gjobën e vendosur.
Rikujtojmë se konflikti mes tyre ka filluar vite më parë, kur Stresi akuzonte Bombaj se kishte përdhunuar aktoren Ajsi Xhaxhaj, e cila ka qenë pjesë e “Kripmjaltëzave”.
Please follow and like us: