Ilir Levonja: Çelja e negociatave bëhet nëse proteston dhe jo kur hesht
Asnjëherë si më parë Edi Rama dhe Rilindja nuk kanë qenë kaq të shqetësuar karshi protestave opozitare. Gjithmonë janë tallur…kanë vënë në punë një arsenal mediatik, që duhet thënë e ka me shumicë absolute, madje të diktuar e kontrolluar si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre viteve ndonjë qeveritar tjetër. Qofshin këta edhe liderët e kohës si Berisha apo Nano në kulmin e karrierës së tyre. Edhe tani, këtë po bën. Por me një ndryshim, talljen e ka ullukëzuar në propoagandë. Duke që janë tmerrësisht të shqetësuar. Kushedi, burimet e informative që kanë, u japin paralajmërime jo sipas oreksit dhe pritshmërisë. Kukësi e bëri të vetën.
Makineria mediatike e Edi Ramës është sot e llahtarshme, plot dhunë, duke uzurpuar lirinë e shqiptarëve deri në atë fare feje sa do ta kishte zili edhe Kim Yong Uni në Korenë e Veriut. Dhe po e theksoj që kjo, e gjitha, ka një shpjegim fare të thjeshtë. Atë që protesta e nesrme do të jetë e fortë. E gjerë dhe një nga ato që do u kujtoj njerëzve atë sentencën e famshme që, na i sollët qumështin e nënës në majë të hundës. Shkurt Edi Rama dhe rilindja e tij ndihen tashmë të kërcënuar, ndaj gjithçka ia veshin një fakti, imazhit të Shqipërisë karshi Europës në këtë prag qershori ku pritet dhe çelja e negociatave me Shqipërinë.
Me një fjalë, një protestë e fortë do i pengonte këto negociata, apo do shtynte çeljen e tyre etj. Nuk mbeti këmbë syresh pa e përmenduar, deri lali Eri që la menjënanë lopatën dhe mbjelljen e pemëve dhe u kujtoi kalamajve në një palestër periferie faktin që opozita me protestën e së shtunës, nuk do bëj të mundur hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Europës. E gjitha kjo në fakt është propogandë. Nuk ka të bëj aspak me çeljen e negociatave.
Eshtë një fatkeqësi e radhës, e për më tepër kur sheh një shpurë analistësh faqebuçko që çfarë nuk nxjerrin nga goja në këtë debatin dy javor mbi çështjen e ministrit të brendshëm dhe një denoncuesi të cilin vazhimisht e përdorin në formën më përkeqësuese të fjalës si babale, copë copë, me një fjalë zhele. Kur në fakt ai nuk është asgjë tjetër, një qytetar i cili flet me vete, ashtu si shumë të tjerë pa asnjë alternativë veç drogës dhe ikjes, produkt i një vendi me borxhin e jashtëm afro 72 a 74%, dhe nivelin e papunësinë në shkallën më të lartë të të gjitha kohërave…,shkurt produkti i demokracisë shqiptare.
Ta dijë mirë çdo shqiptar se protesta e opozitës dhe e shqiptarëve në përgjithësi, nuk do e pengojë çeljen e negociatave, përkundrazi do e ndihmojë atë. Dhe është absurde të mendosh se demokratët a shqiptarët opozitarë kanë qënë dhe janë kundër Bashkimit Europian. Kanë investuar kaq e kaq vite. Dhe ky investim është aty, i memorizuar. Nuk ka se si e pengon. Europianët, kancelaritë e europës do ishin më skeptik nëse pas këtij skandali politik, shqiptarët dhe fronti opozitar nuk do të reagonin.
Pra protesta e nesërme nuk është asgjë tjetër, por një mënyrë paralele e çuktijes në kokë që Gjermania i bëri ca javë më parë rilindjes për çështjen Tahiri. Këtë radhë po e bëjnë shqiptarët opozitarë. Detyrat e shtëpisë së Europës për Rilindjen janë tjetër gjë. Nuk janë ato llogjet e Elisës, një miniaturë e shefeve të propagandës në diktaturën e proletariatit. Një çështje politike stonon në Europën e moderuar, një projekt i qartë ekonomiko-politik, ku kultura e dorëheqjes është dominonte.
Pak ditë më parë, se çfarë është kjo Europë ku ne kërkojmë të anëtarësohemi, e shpjegoi fare qartë edhe ish ministri grek Pangallos. Shqiptarët duhet ta rilexojnë disa herë, se do ta kenë më të lehtë të kuptojnë se sa kancerogjene është propaganda në një ekonomi tregu të dominuar nga droga dhe partenriteti privat, apo konçesionarët e fundit që ua nxorrën kallpin ”kazanët” mediatik jashtë Shqipërisë, si Zëri i Amerikës dhe BIRN… të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, dështimin, sepse korrupsioni dhe kartelet e drogës janë më të fortë se shteti. Ndaj protestoni nëse e doni Europën, protestoni dhe fort bilës..