Albspirit

Media/News/Publishing

Kasmi i RD: Më dhunuan policët e Xhafajt, Basha: U sulmua në krye të detyrës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vizitoi në spital pak pas përfundimit të protestës së oppzitës, kryeredaktorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, i cili u dhunua dhe mbeti i gjakosur.

Duke folur nga spitali gazetari Bledi Kasmi tha se policit e qëlluan me shkopinj gome, ndërsa më tej për shkak se humbi qartësinë nuk e vuri re më se kush e goditi, pasi pësoi dhe tre goditje të tjera.

“Kjo ndodh kur një ministër vjen nga hetuesia e diktaturës. Kur ia bën një gazetari, imagjinoni se çfarë mund ti bëjnë një qytetari”, u shpreh Kasmi.

Nga ana e tij Basha tha se ishte një protestë paqësore, e qetë dhe evropiane.

Ai deklaroi se dhuna e ushtruar ndaj Bledi Kasmit, është treguesi më i mirë se si policia është dhe do të jetë në shërbim të familjes Xhafaj, sa kohë që Fatmir Xhafaj do të jetë në detyrë.

Sipas tij, largimi i Fatmir Xhafaj është emergjencë kombëtare.

“Është rast flagrant nga dhuna barbare e policisë Xhafaj ndaj medias dhe ndaj kryeredaktorit të ‘RD’. Bledi Kasmi është me dhjetë qepje në kokë. Policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ai po bënte punën e tij si gazetar dhe Agron Xhafaj u përcoll në Itali për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo është arsyeja pse Xhafaj nuk mund të rrijë në krye të Ministrisë së Brendshëm se përbën një rrezik”, deklaroi Basha.