Kryeredaktori i RD: Më goditën në kokë me shkopa gome
Bledi Kasmi, kryeredaktori i “Rilindja Demokratike” u plagos gjatë protestës së sotme të opozitës. Ai u dërgua në spitalin ushtarak ku mori mjekimin e nevojshëm.
“Kuptohet nuk kishim as armë, përveç celularëve që bënim foton. Herën e parë më goditi njëri me shkopa gome, nuk pata çarje për momentin pastaj dikush tjetër që nuk e fiksova dot për shkak të plagës më ka goditur tre herë kokës. Në atë moment humba shikimin dhe s’pashë asgjë tjetër, vetëm se jam tërhequr”, rrëfen Kasmi në spital.