Albspirit

Media/News/Publishing

Shëngjin, punonjësit të Prokurorisë i digjet lokali

Një lokal është djegur i gjithi gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, në Shëngjin të Lezhës.

Mësohet se lokali ndodhet buzë detit në zonën e Kunes, në Shëngjin.

Bëhet me dije se lokali i djegur është në pronësi të një punonjësi të Prokurorisë së Lezhës.

Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, ndërkohë që policia po merr në pyetje pronarin.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të konkurrencës.

Please follow and like us: