Albspirit

Media/News/Publishing

Daily Mail: Bosët e kokainës pastrojnë paratë në Shqipëri

Personi që shihni në foto është Klodjan Capja i dënuar në Angli me 17 vite burg pasi ndërtojë një rrjet kriminal përgjegjës për importin e kokainës në shtetin ishull që kapte vlerën e 150 milion stërlinave. Gazetarë e “Daily Mail” kanë udhëtuar në Elbasan vendlindjen e baronit shqiptar të kokainës, për të gjurmuar pasuritë e ndërtuara me paratë e drogës në Angli.

“Nuk jemi në lagjen e qejfit në SOHO në Londër, apo në ndonjë prej resorteve të famshëm në Itali, ku gjen lokale nga më luksozët. Jemi në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan një prej qyteteve më depresiv të Shqipërisë dhe më të ndoturit. Por në qendër të këtij qyteti ndodhet lokali me emrin Living”, shkruan Daily Maili. Artikulli vijon me një pyetje: Kush mund të ketë aq shumë para për të ndërtuar një lokal kaq luksoz si ‘Living’ në një qytet si Elbasani? Daily Mail në vijim të artikullit shkruan se, në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles’ me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës” theksohet në artikull. Për mirë apo për keq thotë Daily Mail të gjithë në Elbasan e njohin Klodjan Çapjan. Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31 vjeçari Çopja u shkatërruar kur u diktuan korrierët e grupit. Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për tu fshehur. Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit. Megjithatë Klodjan Capja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Capajt. Në dëshminë për ‘Daily Mail’ një qytetar nga Elbasani ka thënë: ”Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Capajt është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”. Daily Mail thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali Livin i Klodjan Capajt është regjistruar në emrin e nënës së tij 62 vjeçare.

Please follow and like us: