Devollesha Genta Gjalpi flet e prekur për fotot erotike: Ia çojnë të dashurit tim
Genta Gjalpi është një nga banoret e reality show “BB” e cila ka rënë shumë në sy për personalitetin e saj shpërthyes.
Ajo është vënë në qendër të vëmendjes të mediave rozë ditët e fundit për shkak të disa fotove provokuese që ka postuar nga profilin e saj në Instagram.
Në një video të nxehtë të cilën e publikoi disa kohë më parë, ajo dukej e veshur vetëm me një robedeshamber në një dhomë hoteli.
Kjo video u komentua gjatë dhe Genta e prekur në një postim lajmëroi se do të mbyllte profilin e Instagram.
Ajo ka rrëfyer në emisionin “Një kat më lart” se i dashuri i saj preket nga të gjitha komentet që qarkullojnë për të rrjetet sociale.
E pyetur nga moderatori se nëse i dashuri i saj ka qenë arsyeja që ajo mendoi të mbyllte Instagramin, ajo është shprehur se ai nuk ka Instagram por nuk ka qejf kur i vijnë fjalët nga të tjerët.
Genta rrëfeu: Ai fatmirësisht nuk ka instagram dhe mënyra sesi ja tregojnë edhe atij, nuk i ka qejf normalisht. Ai nuk di shumë nga instagrami dhe shyqyr deri tani nuk është prek nga këto gjërat.