Albspirit

Media/News/Publishing

Era Istrefi rrezikon performancën në Botëror, pritet reagimi rus

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi do të jetë zëri i këtij Botërori, teksa do të së bashku me Uill Smith dhe Niki Xhem këndojnë këngën “Live it up”. Kjo përfshirje e Erës në këngën zyrtare të Botërorit, ka bërë krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, por kur duket se gjërat ishin duke shkuar mirë, Era ka hasur pengesën e parë, shkruan panorama.

Këngëtarja shqiptare rrezikon të humbas performancën në hapjen e Botërorit, për shkak të vizës në Rusi. Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.

Në pikëpyetje mbetet edhe performanca në Botëror. Lajmin e konfrimoi edhe mamaja e këngëtares shqiptare, e cila deklaroi se vajza e saj duhet të kthehet në Shqipëri për t’u marrë me vizën ruse.

“Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, u shpreh mamaja e këngëtares.

Please follow and like us: