Kim Jong Un konfirmon pjesëmarrjen në samitin amerikan
Kim Jong-un, udhëheqësi i Koresë së Veriut ka rikonfirmuar edhe njëherë pjesëmarrjen e tij në samitin amerikan dhe ka rikonfirmuar gjithashtu faktin se, do të angazhohet për të përmbushur denuklarizimin e Koresë. Të paktën këtë gjë ka thënë presidenti i koreano-veriorëve, Monn Jae-in. Në Uashington, presidenti amerikan Trump la të kuptohej se përgatitjet për samitin e 12 qershorit me Kim Jong-unin ishin duke vijuar rregullisht, pavarësisht se ai anuloi takimin gjatë javës së fundit. Gjatë takimit, të së shtunës, Kim dhe Moon ranë dakord se, samiti mes Koresë dhe Amerikës duhet zhvilluar patjetër.
Please follow and like us: