Nuk është luks të protestosh, por përgjegjësi, indiferenca është përgjumja para vdekjes
Adi Krasta
Shoqërite që s’protestojnë janë të destinuara të mpaken, ndrydhen …tkurren.
Nuk është luks të protestosh.
Është përgjegjësi për një kauzë që është e lidhur jo vetëm me ty… por kushtëzon jetën e të gjithëve .
Duhet kurajë për të vepruar, kuptuar, për të gjetur fuqinë e shprehjes.
Ne jemi qytetarë dhe protestues. Nuk ka rrugë të posacme për protestën. Nuk ka sheshe të përcaktuara e faqe të dedikuara on line. Nuk ka kauza të mëdha e të vogla, të rëndësishme e më pak të rëndësishme. Është shpirti i lirë që vendos për çfarë të protestojë dhe kur. Apatia është fillimi i gjumit. Indiferenca është përgjumja para vdekjes.
Festivali i Kenges 2017
Koreografi kushtuar domosdoshmërisë së protestës si shprehje lirie.