Albspirit

Media/News/Publishing

Reporterët pa kufij: Rama të dënojë publikisht përdorimin e dhunës ndaj Bledi Kasmit

Reporterët Pa Kufij denoncuan dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës së djeshme te opozites në Tiranë.

Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar ne Twitter, pasi kryeredaktori i Rilindjes Demokratike u godit dje me shkop gome nga policia dhe u gjakos.

Sipas kësaj organizate, Kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga Policia.

Kujtojme qe Reporterët pa Kufij është një nga organizatat më të rëndësishme në botë për mbrotjen e të drejtave të gazetarëve.

Gazetari Kasmi u dhunua dje nga policia gjatë protestës së Partisë Demokratike duke marrë plagë në kokë.

Please follow and like us: