Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria thërret. Prezantohet në Torino dhe në Milano programi për angazhimin e Diasporës

Takime me komunitetin shqiptar të Piemontit dhe Lombardisë për t’u njohur me mundësitë e rrugët për të mbështetur zhvillimin e Shqipërisë të parashikuara nga një program i IOM-it

Mundësi bashkëpunimi në Shqipëri drejtuar profesionistëve dhe studentëve, mbështetje për ngritjen e sipërmarrjeve inovative, start-up dhe spin-off, mundësi për ata që dëshirojnë të investojnë apo të promovojnë investimet në Shqipëri. Janë këto pikat kyçe të programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, i financuar nga AICS-Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe i realizuar nga IOM-Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, që u prezantua nga Qendra e Kulturës Shqiptare në Torino, të hënën, më 21 maj, ora 17:00, pranë Polo del ‘900 (Via del Carmine 14) dhe në Milano të martën më 22 maj, ora 17:00, në selinë e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Milano (Via San Martino, 10).

Programi i aktiviteteve

Aktiviteti në dy qytetet veriore të Italisë ndoqi të njëjtin program të ndarë në dy pjesë

Ora 17:00

Njohuritë dhe kompetencat e Diasporës në shërbim të zhvillimit të vendit
Mundësi konkrete bashkëpunimi për studentët dhe profesionistët e diasporës shqiptare

Takim drejtuar profesionistëve, të diplomuarve dhe studentëve të komunitetit shqiptar në Piemonte (për takimin e Torinos) dhe Lombardi (për takimin e Milanos) gjatë të cilit u prezantuan dhe u diskutuan me pjesëmarrësit disa mekanizma të parashikuar për t’u zhvilluar me këto projekte:

– Platforma ConnectAlbania për rritjen e investimeve.

– Programi i bursave të studimit.

– Mekanizmi i mbështetjes për ngritjen e sipërmarrjeve start-up e spin-off, veçanërisht për shqiptarët e brezit të dytë.

Ora 19:00

Shqipëria: mundësi mbështetjeje për investime dhe hapjen e sipërmarrjeve start-up
Mbështetje konkrete për idetë e investimit dhe për bizneset start-up në Shqipëri, të propozuara nga anëtarë të diasporës

Takim drejtuar sipërmarrësve shqiptarë dhe italianë ose atyre që kanë një ide biznesi që dëshirojnë ta zhvillojnë në Shqipëri, gjatë të cilit gjatë të cilit u prezantohen dhe u diskutuann me pjesëmarrësit disa mekanizma të parashikuar për t’u zhvilluar me këto projekte:

– Platforma ConnectAlbania për rritjen e investimeve.

– Mekanizmi i mbështetjes në krijimin e bizneseve start-up dhe spin-off, veçanërisht për migrantët e brezit të dytë.

Qoftë në Torino qoftë në Milano hyrja ishte e lirë.

Please follow and like us: