Dy nga pesë njerëzit më të pasur në Britaninë e Madhe janë hebrenj
Leonard “Len” Blavatnik ka 28.1 miliardë dollarë, ndërsa vëllezërit Reuben kanë 20.1 miliardë dollarë.
Dy nga pesë njerëzit më të pasur në Britaninë e Madhe janë anglezë me origjinë hebreje: Leonard (Len) Bavatnik dhe vellëzrit David dhe Simon Reuben, shkruan Jewishbusinnesnews.com.
Gazeta e madhe britanike “The Sunday Times” publikoi listën e 20 njerëzve më të pasur në vend për vitin 2018 dhe në vend të parë nuk është Mbretërësha Elizabete II, siç ajo kishte qenë në vitin 1989, por Jim Ratcliffe, prodhuesi i kimikateve, që tashmë zotëron 21.5 miliardë paund ose 28.7 miliardë dollarë.
Leonard “Len” Blavatnik: 28.1 miliardë dollarë (vendi i 3-të)
Në Top 5 bëjnë pjesë hebreu ukrainas-britanik, Leonard (Len) Bavatnik me 15.3 miliardë paund ose 20.3 miliardë dollarë. Bavatnik renditet i treti pas vëllezërve nga India, Sri dhe Gopo Hinduja, që zotërojnë 21.05 miliardë paund, ose 28.1 miliardë dollarë.
Sir Leonard “Len” Blavatnik ka lindur në Odesa të Ukrainës në një familje hebreje, por në vitin 1978 familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht ai banon tani në Londër, teksa ka dhe nënshtetësinë britanike.
Len Blavatnik ka një pasuri prej 20.1 miliardë dollarësh. Ai është themelues dhe CEO i Access Industries, Inc, një konglomerat ndërkombëtar që merret me prodhime kimikatesh, prona të patundshme, medie, etj.
Vëllezërit Reuben: 20.1 miliardë dollarë (vendi i 4-t)
Në vendin e katërt renditen vëllezërit hebrenj të lindur në Indi, David dhe Simon Reuben me një vlerë prej 15.09 miliardë ose 20.1 miliardë dollarë. Pasuria e tyrë është në prona të patundshme dhe internet.
Simon (76 vjeç) dhe David Reuben (73) janë lindur në Mumbai, Indi, në vitin 1941 dhe 1944, në një familje të pasur hebreje me origjinë nga Iraku. Vëllezërit Reubeun mbërritën në Londër në vitet 1950, duke themeluar dhe drejtuar disa biznese, madje Simon nuk e kompletoi kurrë edukimin e tij formal.
“The Reuben Brothers” është një firmë financiare e themeluar nga vëllezërit David dhe Simon Reuben. Firma merret me kapitalin privat, investimin e pasurive të paluajtshme, zhvillimin dhe kapitalin sipërmarrës. Investimet e saj përfshijnë qendrat e të dhënave, garat e garave, kompanitë e pijetore, aerodromet, teknologjinë dhe mediat.
Në vend të pestë renditet indiani Lakshmi Mittal dhe familja, me një vlerë pasurie prej 14.6 miliardë paund ose 19.5 miliardë dollarë. Mittal është prodhuesi çeliku, dhe një në katër makina në botë përdor çelikun e tij.
Hebreo-rusi Roman Abramoviç ndodhet në vendin e 13-të me një pasuri prej 9.3 miliardë paund ose 12.4 miliardë dollarë.
Top 5
- Jim Ratcliffe – 21.05 miliardë sterlina (Kimikate)
- Vëllezërit Sri dhe Gopi Hinduja – 20.64 miliardë sterlina (Industri, Finance)
- Leonard (len) Bavatnik – 15.259 miliardë sterlina (Investment, Music, Media)
- Vëllezërit David and Simon Reuben – 15.259 miliardë sterlina (Pasuri e Patundshme, Internet)
- Lakshmi Mittal dhe familja – £14.667 billion miliardë sterlina (Çelik)