Marçela Shehu, gjyqtarja e radhës që i nënshtrohet vettingut më 1 qershor
Gjyqtarja e radhës që do t’i nënshtrohet procesit të vettingut është Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Seanca dëgjimore ndaj saj do të zhvillohet më 1 qershor në ora 10:00 në Katin e Dytë të Pallatit të Kongreseve. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Kështu thuhet në një njoftim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.