Tahiri lihet i lirë, Apeli i heq masën e arrestit shtëpiak
Gjykata e Apelit ka shfuqizuar sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e lënë të lirë. Vendimin e bëri publik avokati i tij Maks Haxhia, i cili në një dalje për mediat tha se “Gjykata shfuqizimi i vendimit e gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Tahiri është pa masë sigurie”.
Në seancën e sotme ishte edhe një tjetër apelim për vendimin e Krimeve të Rënda, i cili konsistonte në ndryshimin e masës së sigurisë për Tahirin nga arrest shtëpie në arrest me burg, të kërkuar nga Prokuria.
Por, avokati tha se pretendimet janë të pabaza dhe organi i akuzës nuk ka sjellë asnjë provë të re për Tahirin.
Tani pritet urdhër-ekzekutimi i këtij vendimi nga Prokuroria.
Please follow and like us: