Rama u përgjigjet skeptikëve holandezë
Përkundër skepticizmit të eurodeputetes Kati Piri dhe kreut të Partisë Laburiste holandeze Ludvik Asher se vendet e Ballkanit nuk janë gati të bëhen pjesë e familjes europiane, kryeministri Edi Rama thotë se hapja e negociatave nuk duhet të ngatërrohet me anëtarësimin në BE. Në një intervistë për të përditshmen holandeze “De Folfskrant” Rama e sheh çeljen e negociatave si inkurajim për të çuar më tej reformat.
“Rekomandimi i fundit i Komisionit Europian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE por një terapi e re dhe më e rëndë reformash dhe punë të përqëndruar te rezultatet. Me negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të ketë mjetet për të drejtuar procesin e reformave si duhet dhe Holanda dhe Europa do të kenë kontroll më të fortë mbi këtë proces, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana politike”.
Më tej Rama thotë se e pranon pozicionin kritik të Holandës, por u bën thirrje politikanëve të saj të jenë më objektivë dhe me largpamës.
“Mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë. Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese. Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta. Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm”.
Holanda është në listën e vendeve skeptike për çeljen e negociatave. Stacioni i rradhës është Qershori, kur do të mësohet nëse vendet e Këshillit Europian do të japin miratimin për dhënien e vendit kandidat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Tv Klan