Albina Deda Gjoci: Edi Rama të konsiderohet pushtues!
Nuk kam qëllim të jap përkufizime historike të fjalës dhe nocionit “pushtues”.
Por di mirë që pushtuesi është ai që të rrëmben lirinë, dinjitetin.
A ka njeri si Edi Rama bashkë me bandën e tij narko-oligarkike, përveç Enver Hoxhes, t’i ketë rrëmbyer kaq brutalisht lirinë e demokracinë Shqipërisë?!
A mund të quhet një vend i lirë e me dinjitet, ai vend ku një polic tepelenas hashashi godet gazetarin e pambrojtur Blendi Kasmi që drejton shtypin e opozitës?!
Pushtuesi të dhunon, të lëndon,
të fyen e të burgos e biles të vret.
A nuk po i dhunon, fyen, burgos, biles dhe po i vret në qelitë e komisariateve qytetarët shqiptarë ky kryeministër mizor dhe barbar?
Një pushtues rrënon ekonominë, thellon varfërinë e popullit të cilit i ka uzurpuar pushtetin dhe çdo rrugë frymëmarrjeje!!
A nuk është i tillë ky sulltan mesjetar i çmendur që vepron me urrejtje dhe dhunë ndaj biznesit, ekonomisë?
Ai gërryen për vehte dhe jeniçerët e tij, pasurinë kombëtare dhe shtetin e mban përdhunisht me taksa si të dhjetat e xhelepi i kohës së Imperatorisë osmane.
Një pushtues është i papërgjegjshëm për tokën që pushton.
E jep, e merr, e shet e dallaveron.
A nuk është i tillë Edi Rama që fal e shet detin e Shqipërisë për interesa meskine a ndoshta më tej për interesa të tradhëtisë?!
Ndaj protestat tona demokratike janë përkëdheli për këtë uzurpator.
Ai duhet të shpallet shqiptarisht jo vetëm non grata, por të konsiderohet siç është në të vërtetë:
Pushtues i trojeve shqiptare.