Albspirit

Media/News/Publishing

OMSCA-1 sjell në shqip romanin ‘Një martesë amerikane’

Shtëpia botuese OMSCA-1, botoi romanin bashkëkohor “Një martesë amerikane” të autores amerikane Tayari Jones. Që me botimin e tij të pare, në shkurt të këtij viti, romani “Një martesë amerikane”, tërhoqi interesimin maksimal të lexuesit dhe u vu menjëherë në qendër të vëmendjes së kritikës bashkëkohore, duke u vlerësuar jashtëzakonisht nga kjo e fundit.

 Titulli ne origjinal: An American Marriage

  

Të dhëna:

 Titulli: Nje martese amerikane

Autori: Tayari Jones

Përkthyes: Oriana Tamburi

Redaktor: Loredan Bubani

Faqe: 352

Çmimi: 1000 lekë

 

Për librin:

 

Roji dhe Çelestja janë mishërimi i Ëndrrës Amerikane. Ai është një nëpunës i ri, kurse ajo artiste në prag të një karriere emocionuese. Por, ndërsa ata i merr me vete rutina e jetës, papritmas vendosen në rrethana që as nuk mund t’i kishin imagjinuar…  Roji arrestohet për një krim, që Çelestja e di më së miri se ai nuk ka kryer dhe ajo e sheh veten të humbur duke gjetur  ngushëllim te Andrea, miku i saj i fëmijërisë. Por Roji papritmas është liruar dhe kthehet në shtëpi gati për të rifilluar jetën e tyre së bashku.

Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve, të cilët në të njëjtën kohë janë të detyruar të veprojnë përtej mundësive të tyre.

“Një martesë amerikane” është një kryevepër e rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën, duke ecur përpara, me shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.

 

Kanë thënë:

I shkëlqyer e njëkohësisht tronditës… i paharrueshëm USA Today.
Goditës… i shkruar bukur  – The New York Times Book Review.

Një histori dashurie që në rrethana të papritura… ngre pyetje të guximshme rreth shoqërisë People
Epik… i jashtëzakonshëm… triumfues Elle.

 Imponues The Washington Post.

Please follow and like us: