Vila e Ramës në Surrel/A tregoi gazetari detajet që s’i dinim…?
Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku po trajtohej tema e pasurisë së politikanëve shqiptarë, detaje në lidhje me shtëpinë e kryeministrit Rama në Surrel.
Ai ka thënë se një prej personave që ka ndërtuar shtëpinë e kreut të qeverisë, i ka treguar se banesa është ndërtuar me beton si ai i Kishës Ortodokse. Ky lloj betoni është shumë i rrallë dhe ndër më të veçantët. Ndër të tjera, Artan Hoxha tha:
“Është beton i derdhur, nuk ka dritare, por ka vetëm një lart nga tavani dhe drita hyn nga sipër. Është beton si ai i Kishës Orthodhokse, që është shumë i veçantë dhe më i rralli”./mapo.al/
Please follow and like us: