Kim takohet me Trump për lirinë e gjysheve në burg
Ylli i reality-show amerikan, Kim Kardashian, e cila po lufton për lirimin e një gjysheje të dënuar me burgim të përjetshëm, u takua në Uashington me presidentin amerikan, Donald Trump për reformën e burgjeve.
E veshur me një kostum të zi dhe këpucë të verdha, ajo mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në orët e pasdites, sipas një fotografi.
“Supertakim me @KimKardashian sot, ne kemi folur për reformën e burgjeve dhe dënimet”, theksoi në një postim në Twitter presidenti amerikan duke e shoqëruar mesazhin me një foto, ku ai shihet përkrah Kim Kardashian në Zyrën Ovale.
Sipas disa mediave, ylli i reality show-t është takuar gjithashtu me Jared Kushner, dhëndrin dhe këshilltarin e presidentit, i cili ka ndërmarrë përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë penale.
Kim Kardashian ka kërkuar lirimin e Alice Marie Johnson, një 70-vjeçare e burgosur që prej 20 vitesh për një krim jo të dhunshëm i lidhur me drogën.
Administrat e ish-presidentit, Barack Obama kishte bërë një ndryshim të ligjeve të ashpra mbi dënimet, por nuk kishte arritur të merrte mbështetjen e Kongresit.