Identifikohet biznesmeni i vrarë në Vlorë
Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e kësaj të hëne.
Viktima është identifikuar si Vasil Dervishaj, 29 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake viktimës i është bërë atentat sapo ka dalë nga makina tip ‘Ford’ me të cilën po udhëtonte.
Vasil Dervishaj ka gjetur vdekjen në vend nga breshëria e plumbave të marrë.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”, njofton policia e Vlorës.
Viktima njihet si pronari i një kompanie kafeje dhe disa bareve në qytetin bregdetar. Një prej pronave të tij është edhe “Kafe Gimoka”.
Please follow and like us: