Greqia: Jemi miq, mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka ritheksuar se Athina do të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE.
“Ne mbështesim plotësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë. Do të japim miratimin tonë për rrugën europiane të Shqipërisë. Ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane. E para sepse jemi miq dhe nuk duam t’ua vështirësojmë gjërat dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një rrugë të përbashkët në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në Bashkimin Europian”, shprehet Kotzias.
Vendimi për Shqipërinë do të merret në datë 28 qershor, ndërsa tre janë vendet skeptike për negociatat, Gjermania, Franca dhe Holanda.
Please follow and like us: