Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Teatri i Rilindjes me Tiranën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson si një teatër atë që po ndodh me garën për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme.

Manjani shprehet se lajmet për dilema të PS për rikandidimin e Veliajt në Bashkinë e Tiranës janë një komedi, pasi kandidimi i tij është vendosur.

“Teatri i Rilindjes po luan komedinë elektorale me titull : “A do kandidojë Erioni”? Kjo është vepra më qesharake që po luan Rilindja! Në këtë komedi aktron edhe opozita, për fat të keq!☹️☹️ Ndërkohë me këtë komedi synohet të fitohet Tirana, me Erionin e vetëm përballë të tjerëve. Duhet të kuptojmë se është thjesht komedi. Në realitet nuk ka asnjë ndarje ndërmjet Erionit dhe Ramës! Thjesht po bëjnë “të vështirin”, që të lutet populli i Tiranës “aman na vër prapë Erionin”. Çfarë populizmi! Teatër i shëmtuar dhe i rrezikshëm njëkohësisht!”,- shkruan Ylli Manjani.

Please follow and like us: