Albspirit

Media/News/Publishing

Rama mohoi ngritjen e kampeve për refugjatë, gazeta gjermane pohon tjetër gjë

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama e mohoi krijimin e një kampi refugjatesh nga BE në Shqipëri, mediat gjermane shkruajnë se Shqipëria shihet si vendi i mundshëm për krijimin e këtyre kampeve.

Në një intervistë për “Anadolu Agency”, Rama tha nder te tjera se “pretendimet për kamp refugjatësh në Shqipëri nuk janë të vërteta”.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, gazeta gjermane “Der Spiegel” konfirmon kampet e refugjatëve nga BE ne Shqipëri.

Duke iu referuar një deklarate të kancelarit austriak, Sebastian Kurz, “Der Spiegel” shkruan ndër të tjera se “kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre”.

I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e Kurz është: Do ta shohim.

“Der Spiegel” vijon me pyetjen e vetme në artikull dhe me të vetmin vend të përmendur: A është Shqipëria vendi i mundshëm? Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që e shohin Shqipërinë se mundësinë më të madhe për krimin e kampeve të refugjatëve apo apo qendre për trajtimin e luftëtarëve të huaj.

Please follow and like us: