Albspirit

Media/News/Publishing

Rama shkarkon 6 drejtorë te ALUIZNI dhe Hipoteka

I kishte paralajmëruar thuajse në çdo takim të turit për “Llogaridhënien pulbike’ dhe kryeministri Edi Rama ka hedhur zyrtarisht hapin e parë, duke shkarkuar plot 6 drejtorë, përkatësisht 4 nga Hipoteka dhe 2 nga ALUIZNI.

Mësohet se vendimi ju është bërë i ditur të shkarkuarve në një mbledhje të zhvilluar këtë pasdite me drejtorët rajonalë të Hipotekave dhe ALUIZNI-t.

Shkak i këtyre shkarkimeve është bërë performanca e dobët e këtyre drejtorëve në vendin e punës dhe mospërgjigjja në kohë ndaj ankesave të qytetarëve.

Please follow and like us: