Albspirit

Media/News/Publishing

Denisa Gokovi: Nëse jam unë fajtore e së vërtetës…

 

 

Ese

 

Nëse jam unë fajtore e së vërtetës, do të thotë që je bërë pjesë e fajit tim…!

Nëse kam harruar të çliroj shpresën njerëzore, nuk kam reshtur së premtuari për ta ndëshkuar atë.

Nëse ka më pak njerëz të vetëdijshëm për të dëshmuar të kundërtën, unë nuk ndikohem nga asgjë.

Të them që jam e pambrojtur në qëndrimin e mizerabilitetit dhe shkatërrimit unik, do të thotë vetqeverisje e izolimit të urrejtjes dhe interesit cinik.

Nëse të kam kërkuar për të mbrojtur qëllimin tënd, e di që zhgënjimin e kam përfituar me çdo kusht.

Nëse them jo, për të njëjtat çështje që duhet të ishin ndryshe falë nesh, me siguri do më fajësonit mua për gabimet tuaja.

Ky është ndryshimi sepse ashtu siç dukem, nuk mund të jem dhe ashtu siç jam nuk preferoj të alternoj apo shantazhoj kuriozitetin e njerëzve pa ndikim.

Ato që njohin frikën nuk më kanë njohur mua, ndërsa unë që kam patur frikë veten kundrejt tyre, i kam frikësuar me mëshirë dhe stabilitet.

Reflektim i disponueshëm dhe injektues në pranimin ndaj vetes është ndërgjegjësimi për heshtjen, pasivitetin dhe ritmin e barabartë, indetik me pasojat e pranueshme.

Please follow and like us: