Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: DISIDENT

Ese

Mendjen e kishim ndarë prej disa ditësh: pas mësimt, sot, e mërkurë, do shkonim të shihnim për të satën herë, filmin “Trimëritë e Herkulit”, me aktorin e njohur amerikan Steve Rivers, që dhe emrin e kish të bukur me rimë, si trupin dhe fytyrën, prej perëndije Olimpi, mjekrën pak të kthyer përpara, me vrimë si timen. Kinemaja ishte një bllok shtëpish dhe disa pallate ndërtuar dikur aty nga fundi i luftës se dytë botërore, më tej, kur pa arritur tek kthesa e saj, na ndal një i panjohur, duke na zënë rrugën me trupin e hollë veshur me patallona doku të lire, gri dhe një këmishë bezhë. Hundën me majë të kthyer si sqep skifteri, sy të vegjël të picëruar, ngjyrë dheu dhe flokë të drejtë e të lehtë fije fije, që i binin mbi ballë, si asket propfet tha me zë të lartë:
“E keni lexuar këtë të përgërë, këtë qelbësirë që s’dihet se cfarë është?” duke na treguar një libër ku vura re emrin e shkrimtarit të njohur, ndër ne, më i zgjedhuri dhe jo vetëm në Teheranin tonë të qytetëruar, Rushdie.
“Ky liber e ka vendin këtu” dhe me njëherë e futi në xhepin e pasëm të pantallonave. “Do dhe ky mut të bëhet disident! Aty të rrijë!” Kthehu shpinën e u hodh në krahun tjetër të rrugës, aty ku ish një kolibe rrobaqepsie, dhe u zhduk. Unë dhe shoku im i ngushtë, Bekir, u kthyhem djathtas, premë biletat tek sporteli me kangjella të trasha hekuri, dhe para se të hynim në kinema, e cila në kohën para shahut quhej Rex, u futëm si zakonisht në nevojtoren publike, pranë saj, pas një tabele të madhe si mur, ku viheshin afishet dhe disa fotografi nga filmi që shfaqej.
Në darkë, iu luta tim eti të më gjente librin e “përgërë”. Shitja, nuk e di, në kësi rastesh “rrëshqitje” bëhej me tirazh të kufizuar. Te nesërmen libri ish mbi tryezë, si kënaqësia në sytë e atit tim.

“Disident” në Fjalëthesarin e Madh apo në fjalorë seriozë (Merriam-Webster, Oxford Dictionary, Cambridge Dictionary) përcaktohet kështu:
“Person, i cili kundërshton fuqishëm dhe hapur një politikë zyrtare, veçanërisht atë të një shteti autoritar, një sistemi të vendosur besimi (feje) apo politik, organizate (EA parti), a grupi.”
Nga latinishtja: dis -ndarë dhe sedere-ulur, ulurveçmas, kundërshtar. mospajtues.

Galileo Galilei, për nga biografia i kishte të gjitha të mira, si nga pozita familjare dhe edukimi, por dhe nga fakti se ridhte nga një familje dhe vetë ishte, një besimtar i devotshëm katolik. Lindi në Piza, me 15 Shkurt 1564. U rrit në kryeqytetin e Rilindjes botërore, Firence, ku u edukua nga i famëshmi Jacopo Borghini, në manastirin e Vallombrosës, fillimisht për t’u bërë prift, pastaj mjek, artist dhe më vonë matematicien dhe astronom. Mori si mbiemër, emrin e gjyshit, Galilei, që do të thoshte prej Galilesë se shenjtë. Ç’më shumë se prej andej! I ati, po ashtu, besimtar i devotshëm, por dhe pjellor. Pati katër fëmijë jashtë martese, nga të cilët, dy motra murgesha, të dëgjuara për përdëllimin e tyre. Profesor në Akademinë e Arteve të Firences, ku studjoi dritëhijen dhe perspektivën, dhe lëkundjen e pendulëve, q’i prishën mendjen të bëhej shefi i katedrës së matematikës, në universitetin e Pizës, aty, ku filloi studimet. Kundërshtues kryelartë, fillimisht në një debat publik me një abat jesuit, edhe pse ishin këta q’e përkrahën deri në ndeshjen epike për qendërdiellin, ku humbi, dhe në krahësim me të tjerë, q’u dogjën për së gjalli, u quajt, bujshëm, i privilegjuar, se u dënua me “arrest shtëpie”, të mbaronte veprat e tij më të mira shkencore, q’u shkruan në një veteremitje sa të dëshëruar dhe po aq të dëshpëruar.

Ne etimiologjinë e saj, qëndrojnë fjalët ndarë, ulur veçmas, mospajtues dhe më e fundit, ajo kundërshtar. Desidenca është mendim, para se të jetë fjalë, dhe fjalë para se të jetë veprim, (ky i fundit as që përmendet në përkufizim). Mendim i ndryshëm për të ndryshuar mendje, q’e bën te jetë faj, madje faj të rënde, shumë të rënde: neni 55, më i lehti për të dënuar, m’i rëndi në vuajtje, që vrau dhe mbyti për ç’të paqenë, mijra sythe lirie. Qe i fshehur në një poezi, natyrisht, në një dashurie, ku tjetër. Një novelë Dasme, ku realizmi socialist nuk gjendet ose aq pak sa thërrime kripe. Nje tjetër heroike, ku Beti bën dashuri me gjeneralin e të vdekurve dhe lakmohet nga një kapelan, tek Pashallarët e Kuq, ku Sulltani del liberator, tek Pallati i Ëndërrave, që të ngjeth mishtë me aludimin, se aq dukshëm dhe me forcë thërret në mes të sheshit, ku të gjithë brohërisnin në ethe muxhahidine “jemi gati kurdoherë!”

Thonë, që ca të një krahine i hypin gomarit së prapthi, ca nga një tjetër, nuk zbresin kurrë nga kali, as në të përpjetë dhe as në tatëpjetë, ca pinë nga dy nëna dhe ka, shumë, shumica, që rendin të dalin të vuajtur e të lënguar, si dhe ai, m’i madhi, që ndryshe nga ata, ndenji në dinjitetin e tij, të shkruante të vërtetën, për një popull të harruar. Sigurisht, për disa ndjell revoltë, se si ka mundësi, që të mbijetojë mirë, si atëhere dhe tani, kur n’atë regjim mbante poste, kish makinë, shkonte jashtë shtetit, i kish shkruar letra pashait, dhuruar dorëshkrime, dhe dedikuar një novelë të tërë, q’e lexoi bota, duke harruar qe kjo nuk ka të bëje as me fisin, as krahinën, por me njerëzoren, atë që çdo shenjt e mjeshtër ne art te tij mbart dhe fsheh, vuajtjen, q’askush s’e pa. Secili të tijën. Fajin dhe Meritën. (Ah, në përkufizim, çuditërisht, nuk përmendet dënimi i vuajtur, as shkalla e tij, se s’ish ajo, q’e ndau veçmas nga të tjerët). E megjithatë, i vetëm, si ai, mjeshtri i Guernikes (komunisti m’i pasur në botë), drodhi themelet e një tiranie, mjaft që ndau realizmin nga socializmi, atdheun nga partia dhe personazhin pozitiv nga pozitivja, ndyu paksa, perënditë zbriti të gjykohen në tokë. Pati nga ata, qe s’iu dëgjua zëri kurrë, në gulagë apo këneta, në turrë drush apo burgje, pati dhe si ata, zhurmëdhenjtë, Sokrati a Gorki q’u mbyten në helmin e vet, apo ai i Galilesë, që në Golgotën e tij mbylli sytë i mplakur, në heshtje, për të lënë në pavdekësi:
“… e pur si muove…”
Është!

Please follow and like us: