Eleni Xhina: Jam me Idrizin dhe jo me Edi Ramën
Ditën e sotme qarkulloi lajmi se dy deputete të PDIU-së, përkatësisht Reme Lala dhe Eleni Xhina kanë kaluar me Partinë Socialiste. Por për këtë lajm, ka reaguar deputetja e PDIU-së, Eleni Xhina e cila e ka mohuar lajmin.
Xhina shkruan se interesi i saj i vetëm janë votuesit e saj.
Ja postimi i Xhinës:
Meqenese mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!