M. J. DRISCOLL: SKËNDERBEU, NJË HERO SHQIPTAR NË PETKUN ISLANDEZ
Islanda e shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte e përmbytur nga fjala e shkruar dhe këtu “e shkruar” do të thotë e shkruar me dorë dhe jo aq e shtypur, pasi ndonëse shtypshkrimi kishte ardhur në Islandë në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë, shumica e asaj që mund të quhej letërsi popullore vijonte të qarkullonte në dorëshkrime, madje edhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë. Kjo lëndë në prozë përfshinte kryesisht sagat, në veçanti romancat mesjetare (riddarasögur) dhe sagat heroike mitike (fornaldarsögur), si dhe veprat e periudhës pasmesjetare, që thuhet se shkruheshin si imitim i tyre, të ashtuquajturat lygisögur, ndërsa në vjershërimin popullor mbizotëronte rimuri, i cili nga ana e vet mbështetej kryesisht në ato saga. Gjithashtu në pjesën më të madhe kufizoheshin si dorëshkrime edhe veprat më të shkurtra në vargje, vjershat shekullare me natyrë të rastit dhe himnet, lutjet e veprat e tjera të fetarisë popullore. Krahas këtyre qarkullonin gjithashtu vepra me prejardhje nga burime të huaja, përkthime të librave të lirë gjermanisht e danisht, për shembull, dhe të rrëfimeve të shkurtra në prozë nga periudha e vonë mesjetrare dhe e fillimeve të kohës së re, duke përfshirë rrëfime shembujsh, përrallash dhe Schwänke, të cilat që të gjitha përgjithësisht hynin nën emërtimin ‘ævintýri’, një term i cili mund të mbulonte edhe vepra të një letërsie më serioze, e cila duket se kishte mbërritur në Islandë kryesisht nëpërmjet danishtes.1
Një vepër e tillë është ‘Sagan af Skanderbeg’, historia e Gjergj Kastriotit (1405-68), heroit kombëtar të shqiptarëve, që njihet më shumë si Skënderbeu. Saga ka qenë mjaft popullore dhe haset në 13 dorëshkrime, të gjitha të shekullit XIX; ajo ka qenë gjithashtu baza për një vrag rímur-ësh, të hartuar më 1824 nga sr. Hannes Bjarnason á Rip (1776-1838), të ruajtur në pesë dorëshkrime dhe të shtypur me titullin Rímur af Skanderbeg Epirótakappa më 1861.
Jeta dhe bëmat e Gjergj Kastriotit (1405-1468)
Gjergj Kastrioti lindi në Krujë, si i biri i Gjon Kastriotit, zotit të Shqipërisë së mesme. Sipas biografisë së pranuar, kur i ati u detyrua t’i nënshtrohej suzerenitetit osman, Gjergjin së bashku me tre vëllezërit i çuan peng te sulltan Muradi II (lindur më 1404, sundoi më 1421-51) në Adrianopol, ku e bënë synet, e kthyen në islam dhe e stërvitën për shërbimin ushtarak si jeniçer. Ia ndërruan emrnin në Iskënder (Aleksandër) sipas Aleksandrit të Madh dhe drejtoi mjaft fushata të suksesshme për sulltanin, i cili ia shpërbleu duke i dhënë titullin bej dhe prej këndej vjen Skënderbeg (në shqipen e re Skënderbeu). Pas thyerjes së turqve prej gjeneralit të shquar hungarez Janosh Huniadi në Nish të Serbisë më 1443, Skënderbeu e braktisi kampin turk, hoqi dorë nga islamizmi dhe nëpërmjet një marifeti shtiu në dorë kështjellën e familjes së vet në Krujë. Më 2 mars 1444 ai thirri një mbledhje në Lezhë, në të cilën u krijua një Lidhje e krerëve shqiptarë, për të cilën ai u zgjodh kryetar. Gjatë njëzet e pesë vjetëve vijues, me mbështetjen herë pas here të Venedikut, Napolit dhe papatit, por me forca që rrallë i kalonin të njëzet mijë burrave, ai zmbrapsi me sukses trembëdhjetë sulme të njëpasnjëshme nga ushtria më e fuqishme dhe teknologjikisht më e përparuar në botë në atë kohë. Më 1450 vetë Muradi II udhëhoqi një ushtri të madhe, ndoshta prej 160.000 vetash, kundër Skënderbeut, por u zmbraps; më pas, më 1466 i biri, Mehmeti II (lindur më 1432, sundoi më 1451-81), i njohur me emrin “Ngadhënjimtari”, në duar të të cilit ra vetë Konstantinopoli më 1453, gjithashtu udhëhoqi një ushtri, që me gjasë arrinte 100. 000 veta, kundër kështjellës së Krujës, por përsëri pa sukses. Pas vdekjes së Skënderbeut për shkaqe natyrore më 17 janar 1468, Shqipëria u qëndroi turqve për 12 vjet të tjerë, por më 1478 ra Kruja dhe më 1480 më në fund u pushtua Shqipëria dhe mbeti nën sundimin osman deri më 1912.2
Skënderbeu në literaturën europiane
Qysh kur ishte gjallë Skënderbeu, qëndresa e tij kundër turqve e bëri të njohur në mbarë botën perëndimore si “mbrojtës i krishterimit” dhe “atleti i Krishtit”, ndërsa shpejt pas vdekjes së tij nisën të dilnin vepra për bëmat e tij. Më e njohura ndër këto dhe burimi kryesor për gjithë autorët e mëpastajmë për Skënderbeun ka qenë Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis, e shkruar nga prifti shqiptar Marin Barleti (Marinus Barletius latinisht, Marino Barlezio italisht) dhe botuar në Romë ndërmjet viteve 1508-1510. Barleti kishte lindur rreth vitit 1450 në Shkodër dhe kështu ishte mjaft afër si bashkëkohës i Skënderbeut dhe prandaj mund të kishte informata të dorës së parë. Megjithatë, libri i tij përshkohet nga adhurimi për të vjetrit, tipik për humanistët e Rilindjes, dhe duket qartë përpjekja e tij për ta derdhur rrëfimin e vet në kallëpin greko-romak.3
Mjaft shpejt nisën të dilnin përkthime të Barletit: gjermanisht më 1533, italisht më 1554, portugalisht më 1567, polonisht më 1569; në Francë libri u përkthye dhe u zgjerua nga Jacques de Lavardin, botuar më 1567, shoqëruar me një sonet nga Pierre de Ronsard (1524-85). Më pas ky libër u përkthye anglisht prej një ‘Z. I., Gentleman’, që sot është përcaktuar si Zachary Jones,4 dhe u botua në Londër më 1596 me titullin The historie of George Castriot, surnamed Scanderbeg, King of Albanie, containing his famous actes, his noble deeds of armes, and memorable victories against the Turkes, for the faith of Christ. Në vend të sonetit të Ronsarit tashti ishte një nga Edmund Spenceri (1552-99). Në shekujt që pasuan Skënderbeu doli shpesh si subjekt kryesor në veprat e shumë shkrimtarëve kryesorë të Europës perëndimore, që nga Lope de Vega (1562-1635), i cili e pati si subjekt të një pjese, te Lord Bajroni (1788-1824), i cili i ka kushtuar dy stanca në Child Harold’s Pilgrimage (1812-19). Ka pasur edhe opera me temën e Skënderbeut, të paktën tri, një me muzikën e Antonio Vivaldit (1675-1741), nga e cila na kanë ardhur vetëm katë arie. Mund të thuhet pa dyshime se deri rreth vitit 1900, kur ‘turqit’ pushuan së vështruari si një kërcënim, çdo njeri i arsimuar në shkallë të mjaftë, i cili jetonte kudo qoftë në Europë, ndoshta ka qenë i njohur me figurën e Skënderbeut po aq sa edhe me të paraardhësit me emrin e tij, Aleksandrit të Madh.6
Historia e Skënderbeut e gjeti rrugën për Danimarkë në fillim të shekullit XVIII me botimin më 1709 të një vepre anonime nën titullin: Sandfærdige Beskrivelse om de tre Mægtigste Tørckiske Keysere, og derhos Arrigste Tyrannert: nemlig Amurath den Anden, den Ottende Keyser. Mahumeth den Anden, Amurathis son. Item Solymannus den Tolfte Tørckiske Keyser [. . .] . Derhos de tre Berømmeligste Krigs-Heldtis Historier, som udi de Tider her i Christenheden haver levet, nemlig Johannes Corvinus Hunniades, Kongens udaf Ungerns General og Feldt-Herre, Georgius Castriotus eller Scanderbeg Første udi Epiro og Albanien, Saaog Nicolas Grefve af Serini [. . .]. Ndonëse në faqen e titullit mëtohet se ka qenë Af det Tydske Sprog paa Danske udsat, burimi i drejtpërdrejtë për të nuk dihet. Pjesa për Skënderbeun përfshin rreth tridhjetë faqe (f. 49-78), vjen kryesisht nga Barleti. Një trajtim më të plotë, të mbështetur gjithashtu te Barleti, e gjejmë te libri i Ludvig Holbergut Adskillige store Heltes og berømmelige Mænds, sær Orientalske og Indianske, sammenlingnede Historier og Bedrifter efter Plutarchi Maade, botuar në Kopenhagë më 1739. Siç e tregon titulli, frymëzimin Holbergu e ka marrë nga Plutarku, i cili kishte krahasuar figurat e shquara greke e romake, dhe shkruan për dymbëdhjetë çifte, ndërkaq Skënderbeu krahasohet me Jan Zhishkën (rr. 1370-1424), gjeneralin bohemian që luftoi kundër perandorit Sigismund gjatë luftërave husite të shekullit XV. Trajtimi në sagat islandeze vjen nga teksti i Holbergut.
Jón Oddsson Hjaltalín
Ndër dy catalogues raisonnées të pabotuar të shekullit XIX për autorët islandezë, te i pari, që zakonisht përmendet si “Rithöfundatal’ (‘Regjistri i autorëve’) nga Hallgrímur Jónsson djákni (1780-1836), dhe te i dyti që njihet si ‘Fræðimannatal’ (‘Regjistri i njerëzve të ditur’) nga Einar Bjarnason á Mæliflli (1782-1856), kleriku dhe poeti Jón Oddsson Hjaltalín (1749-1835), i cili në kohën e vet ishte i njohur si autori i himneve dhe lutjeve, po ashtu edhe i një numri vjershash për raste të ndryshme, besohet se ka shkruar dhjetë prej sagave origjinale dhe shtatë të përkthyera. Ndër këto të fundit është ‘Sagan af Skanderbeg’. Asnjë prej dorëshkrimeve ekzistuese të sagave nuk është me dorën e Jón-it, apo nuk ka ndonjë përmendje të tij, prandaj përveç lidhjes me të që kanë bërë Hallgrímuri dhe Einari, nuk ka asgjë të veçantë për ta lidhur me të. Megjithatë, e dimë që Jón-i e njihte librin e Holbergut Helte-Historier, meqë ato dalin si zëra në një listë, e cila titullohet thjesht ‘Søgr mynar’ (‘sagat e mia’), që ndodhet në faqen e fundit (fol. 105’) të Lbs 893 80, një dorëshkrim fragmentar me dorën e Jón-it të vitit rreth 1800.7 Meqë të gjitha dorëshkrimet e ruajtura të sagave datohen pas viteve 1803-04, mund të thuhet se nuk ka asgjë që të na bëjë ta përjashtojmë se gjithashtu ai e ka shkruar.
Dëshmi se Jón-i e njihte historinë e Skënderbeut gjenden edhe në një burim tjetër, një tekst i shkurtër me titullin ‘Umm þá Makaláüsu hetiu Skanderbeg’ (Mbi heroin e pakrahasueshëm Skënderbe’) në Lbs 638 80, lëndë të ndryshme me dorën e tij të një date para vitit 1811. Disa mospërputhje për disa hollësi kryesore: për shembull, për numrin e djemve që përmenden në rreshtat e fillimit, ose për rrugën se si Skënderbeu e mori emrin, na bëjnë të mendojmë se është e vështirë që ta ketë prejardhjen drejtpërdrejt nga Helte-Historier e Holbergut. Megjithatë, në tri të katërtat e shtjellimit Joni citon ‘hinn hálædri Barón Holberg’, por këto janë më tepër një referim te vepra e Holbergut Almindelig Kirke-Historie, botuar më 1738, një vit përpara Helte-Historier, në të cilën ka një trajtim të shkurtër të Skënderbeut. Joni ka marrë disa pasazhe drejtpërdrejt nga Kirke-Historie, duke përfshirë edhe një, në të cilën përshkruhen fitoret më të mëdha të Skënderbeut dhe vdekja e tij. Ka në një farë mase përkim ndërmjet dy teksteve të Holbergut (d.m.th. disa pasazhe janë të njëjta pak a shumë) dhe atëherë kur ka vend për të bërë krahasime të përkthimeve të Jonit për pasazhet në tekstin e fundit, duket qartë se janë shumë më elegante sesa pjesët përgjegjëse te saga dhe më të ngjashme me veprën e Jonit përgjithësisht.8 Nga kjo shtyhemi të vijmë në përfundimin, se në fakt ‘Saga af Skanderbeg’ e ruajtur nuk është vepër e Jonit, ndonëse kjo më tepër ndoshta tregon se stili i prozës së tij është përmirësuar me kalimin e viteve të tij.
Sagan af Skanderbeg – Dorëshkrimet
Dorëshkrimi më i vjetër me ‘Sagan af Skanderbeg’ (SS) është JS 34 40, i shkruar gjatë dimrit të viteve 1803-04. Në gjendjen e sotme dorëshkrimi përmban tetë pjesë, prej të cilave SS është e shtata dhe zë faqet 160’-173’, ndërsa titullin e ka ‘Saga af Skanderbeg, þeim nafnfræga fursta í Epiro’. Shtatë pjesët e tjera janë: Bevers saga, një romancë e përkthyer, Þorsteins saga (ose þáttur) bæjarmagns, një fornaldarsaga, Þorsteins þáttur stangarhöggs, një nga Íslendingaþætir, Rauðulfs þattur, një pjesë e Ólafs saga helga, Gautreks saga og Gjafa-Refs (fillimi i së cilës është i mangët, mungon pjesa më e madhe e kreut të parë), një fornaldarsaga, Adonias saga, një romancë origjinale dhe Cyrus saga Persakóngs, një vepër e shekullit XVII, e mbështetur në autorë të ndryshëm klasikë, që ruhet në rreth tridhjetë dorëshkrime gjithsej.9 Sipas listës së treguesit të përmbajtjes, dorëshkrimi në fillim përmbante përpara Gautreks saga një tekst të Ásmundar saga víkings, një romancë më të re, të ndërmjetme midis fornaldarsaga dhe riddarasaga sipas përcaktimit nga përmbajtja, me fjalë të tjera, ky ka qenë një ‘sögubók’ islandez tipik i shekullit XVIII ose XIX.
Shkruesi e përcakton veten në disa faqe paraqitëse si ‘G. Jllugason’ dhe mund të hamendësohet se është i njëjtë me Guðmundur Illugasonin, i cili e shkruan emrin e vet në vende të ndryshme të librit si zotëruesi me të drejtë i tij. Një njeri me këtë emër përmendet në regjistrimin e vitit 1816 se jetonte në Bakkakor, në atë kohë njëzet e tetë vjeç; rrjedhimisht, ai mund të ketë qenë pesëmbëdhjetë ose gjashtëmbëdhjetë më 1803-04.10 Një mbështetje për këtë përcaktim mund ta gjejmë te parathënia e vëllimit, ku thuhet:
Bökinn bidur alla sem af sier vilia gaman og gagn h[afa] ad fara vel med sig og láta sig vera öklikkada [og] övelgta annars vilie hún heldur ömakslaus f[y]rir s[ig] enn afþeim sem vilie af sier gaman þiggia eptir gr[ei]ndumm Skilmálumm vona jeg Lesendur lagfæri mig [og] lesi í máálid þar vyda mun adgiætslu vid þurfa þu[í hún] er Ritud af ungumm og óvønnumm Søgu Skrif[ara] a þeim Árumm 1803 og 1804.
(Ky libër i fton të gjithë ata që dëshirojnë që të kenë prej tij kënaqësi dhe përfitim, ta trajtojnë mirë dhe të mundësojnë që të mbetet i padëmtuar dhe i paprishur, përndryshe më mirë të lihet mënjanë, por për ata që do t’u pëlqejë të kënaqen prej tij, duke iu përmbajtur kushteve të përmendura më sipër, unë shpresoj se lexuesit do ta ndreqin dhe do ta interpretojnë gjuhën, sepse në mjaft vende duhet bërë kujdes, meqë është shkruar nga një autor sagash i ri dhe i pastërvitur në vitet 1803 dhe 1804).
Në tërësinë e vet ky tekst është ai që qëndron më afër origjinalit danisht të Holbergut dhe prandaj, ka të ngjarë, është përfaqësuesi më i mirë i përkthimit origjinal islandisht. Mund të kuptohet, që kjo ka të bëjë disi me moshën shumë të re të shkruesit: duke qenë një rishtar (është e pranueshme se do të ketë qenë më pak i prirë ose i aftë) për ta ndryshuar qëllimisht tekstin. Megjithatë, do të ketë pasur prirje më të madhe për të bërë gabime dhe lënie jashtë, ndërsa për disa raste ka lexime më të mira (domethënë lexime më afër danishtes), të cilat gjenden në dorëshkrime të tjera. Sidoqoftë, ai mbetet ‘teksti më i mirë’ dhe në diskutimin e mëposhtëm të gjitha citimet nga saga janë marrë nga ky dorëshkrim.
Nga dymbëdhjetë dorëshkrimet e tjera, dy janë bërë prej shkruesve të panjohur. I pari prej tyre është në zotërim privat, MS nr. 5 80 në koleksionin e Guðmundur Helgasonit. Ndonëse është anonim, dorëshkrimi e ka datën: faqja paraqitëse për SS, njësia e parë që këtu quhet “Saga af Þeim Nafnfraga fursta Skanderbeg’, thotë se u përfundua më ‘9 shkurt Mdcccxx’. Përveç SS, përmban tekstet e katër sagave të tjera, dy romanca origjinale dhe një të përkthyer, si dhe Cyrus saga Perskakóngs, së bashku me vjersha të ndryshme, ndonjë prej të cilave nga duar të një më të riu.
Dorëshkrimi tjetër anonim, Lbs 3625 40 i përket një date në fillim të shekullit XIX dhe ka një titull mjaft piktoresk ‘Nockrar Forn Manna fródlegar Søgur, samann Teknar uppskrifadar og út giefnar Til Leifilegrar skiemtunar firir þa sem elska søgur, gamlann fródleik, oggód dæmi, idkanir menta únga, enn gledia Gamla’ (Disa saga njohëse për burra të vjetër, mbledhur, kopjuar dhe botuar (!) për argëtim të përshtatshëm për ata që i duan sagat, dijet e lashta dhe shembullin e mirë, ushtrim [i cili] ndriçon të rinjtë dhe kënaq të vjetrit’). Është një dorëshkrim i gjerë, që në gjendjen e tashme përmban dymbëdhjetë njësi (në treguesin e përmbajtjes renditen trembëdhjetë), një përzierje e fornaldar- dhe riddarasögur. SS është njësia e gjashtë e dorëshkrimeve dhe mban titullin: ‘Saga af Schanderberg, þeim nafnfræga fursta í Epíró’.
Dorëshkrimet e tjera mbajnë që të gjitha emrat e shkruesve, mes tyre janë disa nga shkruesit më prodhimtarë dhe më të njohur të Islandës së shekullit XIX. Dy prej dorëshkrimeve i kanë bërë Einar Bjarnasoni, hartuesi i ‘Fræðimannatal’ (‘Regjistër i njerëzve të ditur’), që e përmendëm më sipër. Më i vjetri prej të dyve është ÍB 251 40 , i shkruar më 1806-07 në Brúnastaðir në Skagafjörður. Nga ana e përmbajtjes është një përzierje: përveç SS, që mban titullin ‘Sagan af þeirri ósigrandi hetju og nafnfræga Skanderbeg fursta í Epíró’, përmban tekstet e tri sagave (Sagan af Strakaði gamla dhe Friðþjofs saga, që të dyja fornaldarsögur, dhe Vatnsdæla, një Íslendingasaga) dhe dy grupe rímur-esh (Rímur af Arnljóti Upplendingakappa dhe Rímur af Haraldi kóngi Hilditönn (d.m.th. Brávallarímur), që të dyja të mbështetura në fornaldarsögur), bashkë me disa poema të shkurtra dhe një skicë të shkurtër biografike të Snorri Sturlusonit.
Dorëshkrimi tjetër i Einarit është ÍBR 21 40, i shkruar më 1820 në Starrastaðir e gjithashtu në Skagafjörður. Është një ndër shumë të tjerë, ÍBR 11-34 40 (më parë ÍBRA. 18-26 dhe 28-39), që përmban ‘söguþættir’ të ndryshëm ose përralla të shkurtra historike, që merren kryesisht me botën e lashtë, shumë prej të cilave i ka hartuar Jón Espólin-i (1768-1836). Në të njëjtin vëllim si edhe SS, e cila këtu ka titullin ‘Sagna af þeim Nafn Fræga fursta Schanderbeg’ janë ‘Sögur af Filippusi og Alexander mikla Macedoníukonungum’ nga njëra anë, dhe ‘ Sagan af Jóhanni Ziska’ në anën tjetër.
Sr. Ágúst Sigurðssoni e ka përshkruar Einarin si ‘einn hinn fróðasti maður á Norðurlandi sinnar tíðar’ (‘një prej njerëzve më të ditur të veriut [të Islandës] në kohën e vet’).11 Ai ka qenë shembull i veçantë i alpýðufræðimaður ose i ‘dijetarit laik’, i cili ka luajtur një rol aq të shquar në përhapjen e kulturës në Islandën e shekujve XVIII dhe XIX.
Një ‘dijetar laik’ tjetër i tillë, ndoshta më i njohuri dhe më i respektuari prej tyre ka qenë Gísli Konráðsson (1787-1877), nga dora e të cilit është një tekst i SS, dorëshkrimi Lbs 1953 80, i shkruar rreth vitit 1830. Gísli, i cili pjesën më të madhe të viteve të para jetoi në Skörðufil dhe në vende të tjera në Seyluhreppur të Skagafjörður-it, por që u shpërngul në Flatey të Breiðafjörður-it më 1852, ka qenë tejet prodhimtar, posaçërisht në fushën e historisë lokale, ka hartuar vepra të tilla, si Húnvetninga saga, Strandamanna saga, Skagstrendinga saga og Skagamanna dhe Barðstrendinga saga, krahas një numri të madh të ‘sagnaþættir’ ose skicave të shkurtra historike. Ai ka qenë edhe një poet i goditur dhe autor i shumë cikleve të rimureve.12
Þorsteinn Gíslason á Stokkahlöðum në Eyjafjörður (1776-1883) ka qenë gjithashtu një poet i njohur dhe dijetar laik, ndërsa prej tij ka shumë dorëshkrime me dorën e tij në Landsbókasafn.13 Mes tyre është Lbs 1305 80, e shkruar më 1832 dhe përmban një tekst të SS, që këtu quhet ‘Sagan af Furstanum Skanderbeg’, e cila sipas faqes paraqitëse është përfunduar më ’29 Martj’. Është e dyta nga nëntë pjesë të dorëshkrimit, ndërsa të tjerat janë romanca origjinale e të përkthyera.
Þorsteinn Þorsteinsson á Heiði (1792-1863) ka qenë një nga shkruesit më prodhimtarë të shekullit XIX. Kishte lindur në Hamar í Fljótum në Skagafjörður. I ati, Þorsteinn Guðmundsson, kishte ndjekur shkollën në Hólar dhe u diplomua më 1783 (nuk kishte qenë student i mirë dhe nuk qe në gjendje të siguronte jetesën), por Þorsteinn-i i ri nuk mori ndonjë shkollim. Pjesën më të madhe të viteve të para të jetës i kaloi në fermën Heiði í Sléttuhlíð dhe më pas banoi në ishullin Málmey, e gjithashtu në Skagafjörður. Nisi të mblidhte dhe të kopjonte dorëshkrime që në moshë të re, ndërsa gjatë jetës ka bërë një numër të madh të tyre. Ka rreth gjashtëdhjetë dorëshkrime me dorën e tij (kryesisht Lbs 660-706 40), të gjitha së bashku nja gjashtëmbëdhjetë mijë faqe. Më të hershmit prej tyre i përkasin vitit 1810 dhe më i fundit i vitit 1860. Ndahen barabar ndërmjet rímureve, së bashku të gjitha nja dyqind cikle të ndryshme, dhe sagave në prozë, ndër të cilat janë të përfaqësuara gjithë gjinitë kryesore. Ka gjithashtu koleksione vjershash, përshkrime udhëtimesh në Lindjen e Mesme (‘Reisubækur’) dhe tekste nga mitologjia romake e greke. Për fat të keq, siç e komenton Páll Eggert-i Ólasoni në Íslenzkar æviskrár, ‘allt er mjög óvandað frá hendi hans’ (‘ gjithçka ka bërë ai ka qenë mjaft e pakujdesshme’).
Lbs 676 40 është shkruar rreth 1840-50. SS që mban titullin “Sagann af þeim nafn fræga fursta SKANDERBEG Epiróta kappa’, është njësia e parë e dorëshkrimit. Pjesët e tjera janë kryesisht lëndë që ka të bëjë me botën antike, duke përfshirë shumë tekste të shkurtra që janë shtuar si ‘til uppfillingar’ (‘si mbushës’), ndërsa njësia e fundit është ‘Endir á Hulldarsögu’ (krerët 25-29), që Þorsteinn-i e shpjegon si ‘uppskrifad eptir Hulldarsögu sem Einar á Mælifelli hefir ritad en nú er í eigu Gudm. skrifara sonar hans’ (‘kopjuar nga Saga e Huldarit që Einar á Mælifelli e ka shkruar dhe që tashti e ka në zotërim i biri Guðmundur’).14
Lbs 854 b 80 është shkruar më 1860 nga Einar Guðnason (1853-1901) nga Sleggjulækur í Stafholstungum në Borgarfjörður. SS është e para e vetëm dy njësive që ka dorëshkrimi, tjetra është ‘Saga af Gunnari Kieldugnúps-Fíbli’, një prej Íslendingasögur më të re. Nuk ka titull (mungon faqja e titullit), por pastaj është shkruar emri i heroit ‘Schanderberg’ gjithandej. Einari ka qenë autori i dy grupeve të rímureve dhe veç kësaj, i shumë vjershave.
Dorëshkrimi më i gjerë që ruan një SS është Lbs 1767 40, i shkruar ndërmjet viteve 1857 dhe 1863 nga Jöhannes Jönsson (1798-1877), nga Smyrlahólli në Haukadalur, Dalasýsla.16 Ndonëse ka mbetur relativisht pak gjë nga ato që ka prodhuar ai: vetëm pesë dorëshkrime të plota dhe disa pak fragmente, duket se Jóhannesi ka qenë një nga shkruesit më pjellorë të shekullit XIX. Sipas rrëfimit prej tij, ka kopjuar disa qindra himne dhe poema, dyzet e nëntë grupe rimuresh dhe mbi 130 tekste sagash, shumicën prej tyre më shumë se një herë, disa ndoshta deri në njëzet herë.17 Titulli i faqes 1767 shkruan: ‘Tuttugu og sex FORN SØGUR af Keisurum, Konúngum, Hertugum, Greifum, barónum, bændum, þjónum og þrælum, vænum og vondum. Samansafnaðar og ritaðar af Jóhannesi Jónssyni’ (‘Njëzet e gjashtë saga perandorësh, mbretërish, dukësh, kontësh, baronësh, fermerësh, shërbëtorësh dhe skllevërish, të mirë e të këqij; mbledhur dhe kopjuar nga Jóhannes Jónsson’). Përveç SS, përmban një përzierje të fornaldarsögur dhe një riddarasögur origjinale, kryesisht të varianteve më të reja.
Tre prej trembëdhjetë dorëshkrimeve të SS i ka shkruar një njeri, Magnús Jónsson, nga Tjaldanes në Dalasýsla.18 Magnusi, i cili ka vdekur më 1922 në moshën 86 vjeç, e ka kaluar më të shumtën e kohës duke kopjuar saga, të cilat i ka përmbledhur nën titullin e përgjithshëm ‘Fornmannasögur Norðurlanda’ (‘saga të njerëzve të lashtë të veriut’). Ka një grup të plotë, që numëron njëzet vëllime, secili me përpikëri prej tetëqind faqesh, në Landsbókasafn Íslands (Lbs 1491-1510 40). Sipas datave të faqeve të titujve, këto vëllime janë shkruar ndërmjet viteve 1880 dhe 1909. Megjithatë, nuk janë në rend kronologjik; më i vjetri është vëllimi X, i shkruar më 1880 dhe më i riu vëll. XI, i shkruar 29 vjet më vonë. Gjenden veçan edhe kopje të 12 vëllimeve, tre në Landsbókasafn dhe nëntë në zotërim privat. Ka edhe nëntë dorëshkrime të tjera me dorën e Magnusit, që përmbajnë lëndë të ngjashme, por pa titullin ‘Fornmannasögur Norðurlanda’, shumica me sa duket që si datë vijnë përpara vëllimeve të datuara më herët. Gjithsej këto 41 dorëshkrime përmbajnë tekste për 162 saga, ndërsa mbi gjysma e tyre është me dy, tri e madje katër kopje.
Lidhur me natyrën e vetë lëndës, përmbajtja e përmbledhjes ‘Fornmannasögur Norðurlanda’ mund të ndahet sipas dallimeve të sotme të gjinive kështu: tridhjetë e një janë fornaldarsögur, njëzet e nëntë riddarasögur origjinale dhe nëntë të përkthyera, dyzet e tetë nga romancat të prozës më të re islandeze, që nganjëherë quhen lygisögur (‘saga të rreme’), njëzet e tetë prej të cilave mund të emërtohen si fornaldarsögur ‘të rindërtuara’, domethënë janë vepra të shkruara pas Reformacionit mbi bazën e materialit më të vjetër, kryesisht sakson, të 13 librave të lirë përkthime nga gjermanishtja ose danishtja, ndërsa së fundi katër prej atyre që në atë kohë mund të quheshin ‘æventýri’, duke përfshirë “Sagan af Skanderbeg’. Ndonëse ky mund të duket një material si çorbë kureshtare, prodhimi si shkrues i Magnusit është jashtëzakonisht homogjen sipas standardeve të shekullit XIX. Për shembull, nuk ka ndonjë rímur të ruajtur me dorën e tij, madje në të vërtetë asnjë poezi çfarëdo, me përjashtim të vargjeve që gjenden në disa prej fornaldarsögur-eve. Nuk ka aty as ndonjë prej veprave gjenealogjike (ættartölur), biografive (ævisögur) dhe të tjerash të tilla, të bëra prej dijetarëve laikë, si Gísli Konráðsson dhe nga të cilat janë me bollëk dorëshkrimet islandeze të shekullit XIX. Në vend të këtyre, Magnusi është përqendruar te ajo, që për të duhet të ketë qenë një gjini e vetme, pavarësisht sa amorfe ose e keqpërcaktuar siç mund të duket për ndjeshmëritë tona të sotme, ndërsa në themel kanë qenë ato gjëra, që i lexonin njerëzit e zakonshëm.
Magnusin e bëjnë veçanërisht interesant jo thjesht vëllimi dhe natyra e prodhimtarisë së tij, por gjithashtu edhe përfshirja në dorëshkrimet e tij të mëvonshme, atyre të shkruara pas vitit 1888, e një parathënieje për secilën prej sagave, me sa duket, si imitim i botimeve diturore, të tilla si Fornmannasögur19 dhe të Fornaldar Sögur Nordrlanda20 të C. C. Rafn-it, botime të cilat ai i ka njohur. Në këto parathënie zakonisht Magnusi shpjegon se si i ka gjetur tekstet dhe se si i krahason me tekste të tjera sagash, që i njihte. Përmend gjithashtu nëse ka pasur rimure të mbështetura në sagat. Mbi bazën e gjithë këtyre ai hamendëson për moshën e sagës, duke pranuar jo pa arsye, se sa më e përhapur është një sagë dhe sa më shumë ka variacione ndërmjet kopjeve, aq më shumë ka gjasa që të jetë më e vjetër.
Dorëshkrimi më i vjetër me dorën e Magnusit është Oslo UB 1159 80. Përbëhet nga 163 fletë me numërtim faqesh 1-8- dhe 1-246, ndërsa përmban gjashtë saga, prej të cilave SS është e fundit, kurse të tjerat janë një përzierje e zakonshme e fornaldar- dhe riddarasögur-eve. Dorëshkrimi është me kursive, me përjashtim të fletës së fundit, që është shkruar me ‘normal’, domethënë me shkrimin e tij pothuaj uncial pseudomesjetar, me një numër të madh shkurtimesh. Kjo gjë, fakti që nuk është në tetëqind faqe dhe mungesa e titullit, na bëjnë të mendojmë se dorëshkrimi duhet t’i përkasë një date përpara vitit 1880, kur Magnusi nisi ta mblidhte bashkë koleksionin e vet.
Dy të tjerët kanë datë dhe janë pjesë e koleksionit ‘Fornmannasaga’; që të dy kanë gjithashtu parathënie, ndonëse mjaft të shkurtër. Më i vjetri prej të dyve është në zotërim privat, meqë ia kishte dhuruar Magnusi së bijës, Kristinës, por iu dha hua Landsbókasafn-it me kërkesën time dhe është bërë digjitalizimi. Në faqen e titullit shkruhet: ‘Fornmannasögr Norðurlanda Fimtánda bindi Skrifaðar eptir bókum ok handritum M.D.C.C.C., X.C.V.I.I.’ SS është e nënta nga dhjetë pjesët dhe përpara saj vjen Sagan af Líkafrón dhe pasohet nga Sagan af Fástus og Ermenu, që të dyja romanca pas Reformacionit. SS gjendet gjithashtu në Lbs 1505 40, të shkruar tre vjet më vonë, më 1900. Sipas faqes së titullit kjo është edhe ‘Fornmannasögr Norðurlanda fimtánda bindi’, por përmbajtjet nuk janë me përpikëri njësoj si tjetra (në fakt kjo është e zakonshme kur ka më shumë se një kopje në një vëllim të dhënë); ka vetëm nëntë pjesë, shtatë prej të cilave gjenden në dorëshkrimin tjetër, por me një renditje pakëz të ndryshme. Parathënia për 1505-ën thotë: ‘Sögu þessa hefi ek átt á blöðum er ek feck eptir foreldra mína, hón er viða til í handriti’ (‘Unë e kisha [tekstin] të kësaj sage në fletë, të cilat i kisha trashëguar prej prindërve të mi; gjendet gjerësisht në dorëshkrimet’). Po e njëjta parathënie gjendet në dorëshkrime të tjera, pa fjalinë e fundit. Teksti i Magnusit për sagën në dorëshkrimin më të vjetër është në thelb po ai në gjithë dorëshkrimet e tjera, por në dy më të rinjtë ai ka bërë një numër ndryshimesh stilistike, për të cilat kam edhe më të them tashti.
Dallimet ndërmjet origjinalit danisht dhe përkthimit islandisht
Siç u tha, përkthimi islandisht është i afërt, në disa vende tërësisht i njëjtë, me danishten e Holbergut. Nuk ka lënie jashtë ose shtesa të mëdha, por ka një shumicë më të voglash, disa me rëndësi dhe disa më pak të tilla. Krahasoni këto më poshtë, që janë marrë nga fillimi dhe fundi i të dy teksteve:
Ecke mörgumm arumm adur enn Tirkiar Noger for Constantinopels Erobring og det
jfirunu Constantinópel rykte í Epiro eirn Østlige Keiserdoms Undergang rtegierede i
kongur ad n afne Johanes Castriótus hann Epiro en Første ved Navn Johannes Castrio-
átte 4 sonu hin jngste nefndest Georgíus firir tus, hvilken havde 4 Sønner, hvoraf den
hans fædíng urdu undur mikil og firir burder yngste, som heed Georgius, er den Helt, hvis
er bodudu þad stóra nafn sem hann af Levner jeg beskriver. For hans Fødsel siges at
sínumm miklum afreks verkum fieck, sag er være skeede adskillige underlige Ting, hvoraf
<og> hann hafe verid fæddur med merke á man giorde sig Spaadomme om det store
Handleggnum sem var likt einu sverde. Navn, han ved sine Bedrifter vilde erhverve;
Der siges ogsaa, at han var fød med et Merke
Paa sin Arm, som lignede et Sværd.
(Jo shumë vjet përpara sesa turqit ta pushto- (Disa kohë përpara pushtimit të Konstan-
nin Konstantinopolin, sundonte në Epir një tinopolit dhe rënies së Perandorisë Lindore
mbret me emrin Gjon Kastrioti. Ai kishte katër sundonte në Epir një princ me emrin
djem; më i vogli e kishte emrin Gjergj. Gjon Kastrioti; ai kishte katër djem, prej
Përpara lindjes së tij pati mrekulli të mëdha dhe të cilëve më i vogli e kishte emrin
shenja që parathoshin famën e madhe Gjergj, ky është heroi, jetën e të cilit paraqes.
të cilën ai përmes bëmave të mëdha trimërie Thuhet se përpara lindjes së tij ndodhën shumë
e arriti; gjithashtu <thuhet> se ai kishte lindur gjëra të çuditshme, të cilat mendohej se tregonin
me një shenjë në krah, që i ngjasonte një për famën e madhe të cilën përmes bëmave do
shpate.) do ta fitonte; gjithashtu thuhej se ai kishte lindur
me një shenjë në krah, e cila i ngjasonte një
shpate.)
Hans historia er skrifud af mörgum, en best Hans Historier er beskreven af mange, men
af Marino Barletto sem var Epirótiskur hann udførligst af Marino Barletto en Epiroter udi
vitnar ad þegar Tirkiar jnntöku sidar þann 13 Bøger, som jeg fornemmeligen har fuldt.
stad hvar Scanderbeg var grafen þá hafe peir Samme Barlettus vidner, at da Tyrkerne siden
upp grafed hans likama og teked mörg sticke bemægtige sig den Stad, hvorudi han lase
af hans beinumm hvad þeir hielldu sem begraven, opgrove de hans Legeme, og deele
annann helge dóm jä heingdu umm hálsa Stykker af hans Beene mellem sig, hvilke de
sína, Meinande ad lucka of far sælld mundi ansaae som Helligdommer, ja hange dem om
sier þar af standa, og endar svo æfe sögu þess deres Halse, bildende sih ind, at Lykke og
mikla Scanderbegs. Velsignelse deraf vilde flyde.
(Historinë e tij e kanë rrëfyer shumë, por më (Historinë e tij e kanë rrëfyer shumë, por më të
mirë Marin Barleti, që ishte epirot. Ai njofton plotë Marin Barleti, një epirot, në trembëdhjetë
se kur turqit më pas e pushtuan vendin ku libra, të cilët unë i kam ndjekur gjerësisht.
ishte varrosur Skënderbeu, atëherë e nxorën I quajturi Barleti na njofton se kur turqit më pas
trupin e tij dhe morën shumë copa të kockave e kapën qytetin në të cilin ai ishte varrosur,
të cilat ata i vështronin si cilatdo relike të ata e nxorën trupin e tij dhe i ndanë copat e
të shenjta, madje i varën rrotull qafës, duke kockave ndërmjet tyre, madje i varën ato
menduar se kjo gjë do t’u sillte lumturi dhe rreth qafës, duke menduar se për këtë arsye
fat të mbarë dhe kështu mbaron historia e lumturia dhe fati i mbarë do të vinte prej tyre.)
e Skënderbeut të madh.)
Ndoshta nuk ka ndonjë rëndësi, që prej fjalisë së parë, shprehja ‘og det Østlige Keiserdoms Undergang’ (‘dhe rënia e Perandorisë Lindore’) lihet jashtë në përkthimet islandisht, ndërsa në vend të kësaj përmendet qartë, se Konstantinopoli kishte rënë në duart e turqve; megjithatë, do të ketë pasur një domethënie, që pohimi në vetën e parë te Holbergu (‘den Helt, hvis Levnet jeg beskriver’) dhe referimi te burim i tij në fund (‘udi 13 Bøger, som jeg fornemmeligen har fuldt’) janë lënë që të dyja jashtë, ndoshta sepse pohime të tilla në vetën e parë nuk njihen në stilin e sagave islandeze. Do të kishte qenë po njësoj ‘në kundërshtim me gramatikën’, që saga të mbyllej thjesht duke e ndërprerë rrëfimin, prandaj është shtuar siç duhej një rubrikë e përmbylljes. Po njësoj mjaft ndryshime të tjera duket se janë bërë që teksti t’u përshtatej konvencioneve të rrëfimit islandisht.
Një nga provat e para të trimërisë së Skënderbeut bëhet, kur oborrin e sulltanit në Adrianopol (sot Edërne), e viziton një “en hovmodig Scythisk Kiempe’ (‘një luftëtar i pathyeshëm skit’), i cili në islandishte bëhet ‘eírn ognarlegur berserkur ur Schytía’ (një berserk i frikshëm nga Skitia’). Fjala ‘Kiempe’ në disa vende të tjera të tekstit ‘përkthehet’ me fjalën e islandishtes ‘kempa’, mirëpo meqë kjo kempa e veçantë përdoret pa asnjë gabim si një berserkr, është e lehtë të kuptohet përse kjo fjalë është përdorur edhe këtu; në fakt, e gjithë skena në përkthimin islandisht është e ndikuar nga shumë skena të ngjashme në fornaldar- dhe riddarasögur-et:
Þegar Skanderbeg eptir margar sigur vin- Da han efter mange Seyervindinger kom
ningar kom aptur til Adrianopel sem þa var tilbage til Adruianopel igien, som da var de
þeirra Tirknesku Soldana ad setur stadur þá Tyrkiske Sultaners Sæde, lod der sig indfinde
kom þar eírn ognarlegur bersekur ur Schytía en hovmodig Scythisk Kiempe, der for at lade
sem til ad sína hvad mikels háttyar hann være see sin Styrke og Manddom, unfordrede en af
skorade a hólm vid sig hvörn sem þirde af Sultanens Folk til Kamp. Men ingen havde
öllumm lids fiöllda Tirkia keisara enn einginn Lyst til at binde an med dcenne grumme
vogade ad fást vid óvin þennann þó Amurath Scythier, undtagen Scanderbeg, hvilken
frammbide margar sæmder til þess. Skan- alleene dristede sig dertil, og lykkeligen
derbeg gieck þá all eírn til ein vígsins vid fældede denne store Kiempe.
berserkenn og eptir mikla vörn og ad sókn
felldi hann og vard ei sár.
(Kur pasi korri shumë fitore Skënder- (Kur pasi korri shumë fitore ai
beu u kthye në Adrianopol, i cili në atë kohë u kthye në Adrianopol, i cili në atë kohë
ishte selia e qëndrimit të sulltanëve turq, ishte selia e qëndrimit të sulltanëve turq,
erdhi një berserk i frikshëm nga erdhi një luftëtar skit i pathyeshëm,
Skitia, i cili për të treguar sesa i fortë ishte, i cili me qëllim që të tregonte forcën e vet
e ftoi cilindo në të gjithë ushtrinë e sulltanit, dhe burrërinë, e sfidoi cilindo prej burrave
që do të guxonte të ndeshej me të në një të sulltanit që të ndeshej me të, por
dyluftim një për një, por askush nuk guxoi të askush nuk pati dëshirë t’i dilte ballë
ndeshej me atë armik, madje edhe kur Muradi këtij skiti të egër, me përjashtim të
ofroi shumë nderime si shpërblim. Atëherë Skënderbeut, i cili i vetmi guxoi ta bënte këtë
doli i vetëm Skënderbeu për t’u ndeshur me dhe për fat të mirë e vrau luftëtarin e madh.)
berserkun dhe pas shumë mbrojtjeje dhe
sulmesh e vrau dhe vetë nuk u plagos.)
Në betejën e parë të Skënderbeut pas arratisjes së tij, teksti danisht thotë se ai ‘gik den store Tyrkiske Mængde i møde, og det med saadan Tapperhed, at han erholdt en fuldkommen Seyer’ (‘vajti kundër një force të madhe turke dhe me një trimëri të atillë saqë korri një fitore të plotë’), ndërsa në islandishte thuhet vetëm që ‘lagte til orustu vid Ale’ (‘e ndeshi Aliun në betejë’), domethënë është për Ali Pashën, komandantin e forcave turke, ndonëse shton ‘sem hafde ofur fiöllda lids’ (‘i cili kishte një forcë të madhe burrash’). Ky personalizim, domethënë zëvendësimi i ushtrisë me emrin e komandantit, është diçka e zakonshme në përkthimet islandisht. Në romancat ka prirje që betejat të paraqiten si ndeshje ndërmjet dy komandantëve kundërshtarë dhe ky ndryshim duhet të bëhet enkas. Një shembull tjetër mjaft i qartë i kësaj është në rastin kur Holbergu ka ‘4 Tyrkiske Krigshære under 4 adskildre Anførere’ (‘katër ushtri turke nën komandantë të veçantë’), që kthehet në ‘4 Tirkneska stridsherra ásamt med þeirra her’ (‘katër komandantë turq me ushtritë e tyre’), e përsëri kur Holbergu thotë, se Mehmedi dërgoi ‘tvende Krigshære mod Epirum’ (‘dy ushtri kundër Epirit’), islandisht kthehet në ‘2 strids höfdinga’ (‘dy komandantë’).
Në islandishten përdoren shpesh togfjalësha ose shprehje formula tipike nga romancat dhe jo më pak në skenat e betejave: një betejë, e përshkruar danisht si ‘haard og blodig’ (‘e ashpër dhe e përgjakshme’) në islandishten bëhet ‘bæde hörd mannskæd og laung’ (‘sa e ashpër, duke përfshirë shumë humbje jetësh, aq edhe gjatë’); në një tjetër danishtja thotë ‘længe blev figted med stor Haardnakkenhed paa begge sider’ (‘u luftua gjatë me vendosmëri nga të dyja palët’), që islandisht bëhet ‘hun var bæde hörd og laúng og leinge óvist hver sigra munde’ (‘ajo [pra beteja] qe si e gjatë edhe e ashpër dhe për një kohë të gjatë mbeti e paqartë se kush do të fitonte’). Në njërën prej betejave Holbergu thotë për Skënderbeun, se ai kishte përparuar vetëm aq thellë mes radhëve të turqve, saqë burrat e tij menduan se kishte humbur, porse ai ‘udviklede sig igien’ (‘u shkëput përsëri’), ndërsa islandisht ka dalë ‘rudde síer götu i gíegnum herin fram til sinna manna’ (‘çau një shteg përmes trupave [të armikut] e u kthye te të vetët’), një frazë prej romancave. Sulltan Mehmeti përshkruhet se ishte ‘fast rasende’ (‘krejt i tërbuar’) në tekstin danisht, ndërsa del ‘ólmur af reide so gíeck hann nærre af vitenu’ (‘i tërbuar nga zenërimi, aq sa pothuaj e humbi mendjen’), përsëri me një shprehje formulë. ‘Ballabanus igien ikkun med nogle faa undkom’ (‘Ballabani sërish shpëtoi vetëm me pak burra’) bëhet ‘Ballabanus asamt nockrumm fáum komst med hlaupe undan hitt var allt á flotta dreped edur fángad’ (‘Ballabani sërish me pak burra ia doli të shpëtonte duke ua mbathur; të tjerët të gjithë u vranë ose u kapën’).
Përkthimi shton gjithashtu ndonjë mbiemër ose ndajfolje të rastit: ‘hvilke Tanker’ (‘çfarë mendimi’) bëhet ‘hve stóra þanka’ (‘çfarë mendimi i lartë’); ‘myrde ham’ (‘vraje atë’) bëhet ‘mirda hann sofande’ (‘vraje atë në gjumë’). Me rast atje ku Holbergu ka një mbiemër, islandishtja do të ketë dy, për shembull, ‘Redelighed’ (‘i çiltër’) bëhet ‘trigd og trúskap’ (‘besnik dhe i besës’), ‘Skanderbegs Hoved og Arme’ (‘koka dhe armët e Skënderbeut’) bëhet ‘Scanderbegs skarpvitra höfde og sterku arm leggium’ (‘Koka plot mend dhe armët e forta të Skënderbeut’); megjithatë, është e vërtetë edhe e kundërta: ndonëse shumë më rrallë, për shembull, ku ‘mil og naadig’ (‘i butë e i mëshirshëm’) bëhet thjesht ‘mildur’ (’i butë’).
Nganjëherë në përkthimet islandisht shtohen shpjegime për termat e panjohur: ‘Sanzach, som er næst ved en Bassas Værdighed’ (‘Sanxhak, që vjen në shkallë pas një pashai’) bëhet ‘Sanzach semer næstur Bassa edur ifer hers höfdíngia ting’ (‘Sanxhak, që nga shkalla vjen pas pashait ose gjeneralit’), ‘Commendanten’ (‘komandanti’) bëhet ‘Commendantin eda Borgar vördurinn’ (‘Komandanti ose mbrojtësi i kështjellës’) dhe ‘det […] Ottomaniske Monarchie’ (‘monarkia osmane’) bëhet ‘[þad] Ottómaníska edur Tirkia einvals dæme’ (‘momarkia osmane ose turke’). Nga ana tjetër, fjalia ‘Dabrenserne, hvoraf Besætningen mestendeels bestoed’ (‘Dibranët, të cilët përbënin bërthamën e garnizonit’) bëhet thjesht ‘strids mennerner’ (‘luftëtarët’), ndoshta sepse përkthyesi nuk e dinte se cilët ishin ‘Dabrensere’: banorët e qytetit të Dibrës (në Shqipëri), sot në Maqedoni.21
Nganjëherë përkthimi ndryshon pakëz prej origjinalit, ndonëse nuk ka asgjë që nuk mund të lexohet prej tekstit, si kur ‘besluttede han strax at hævne sig’ (‘vendosën menjëherë të hakmerreshin’) bëhet ‘vard hann reidur miög’ (‘u zemëruan shumë’), ose ‘indlagt store Ære’ (‘fituan nder të madh’) bëhet ‘margann sigur unned’ (‘korrën mjaft fitore’).
Në një vend Holbergu tregon se si një letër e sulltanit për Skënderbeun ‘giør ham store Løfter’ (‘i bën shumë premtime’), që bëhet ‘lofar hönumm miklum gull fiöllumm’ (‘i premton atij male të mëdha me flori’). Duke përshkruar përgjigjen e Skënderbeut për letrën Holbergu thotë thjesht ‘Paa dette Brev fulgte ikke andet end et frekt Svar’ (‘kjo letër nuk doli gjë tjetër veç një përgjigje e guximshme’), ndërsa në islandishte zgjerohet ndjeshëm: ‘Skanderbeg gaf hönumm eckert gott svar aptur og sagdest hafa for þienad allt gots af hönumm en þo hefde hann viliad ræna sig sínu erfda rike sviked af life brædur sina og ætlad sier eirnin dauda og margt fleira bar hann á bryn’ (‘Skënderbeu nuk i dha një përgjigje miratuese, duke thënë se meritonte vetëm të mira prej tij, por në vend të kësaj ai u përpoq t’ia merrte mbretërinë e trashëguar, i vrau tradhtisht vëllezërit e tij dhe u përpoq ta vriste, si dhe e fajësoi për shumë gjëra të tjera’). Vetë fjalia që pason thotë ‘hvorudover Sultanen skikkede først en Krigshær af 9000 Mænd mod Epirum’ (‘atëherë sulltani dërgoi një ushtri prej 9000 burrash kundër Epirit’), që gjithashtu në islandishten është zgjeruar ‘hvar af Soldán sá sier dugde ei fagur galenn og sende þvi 9000 hermanna til Epyrumm’ (‘nga e cila sulltani e pa se lajkat nuk do ta çonin gjëkund dhe prandaj dërgoi 9000 ushtarë në Epir’).
Ka një informacion të shtuar aty ku thuhet se kur ishte në shtratin e vdekjes Skënderbeu, kur dëgjoi se kishin ardhur turqit, u përpoq të ngrihej dhe veshi armorin; islandishtja shton: ‘en þegar Tirkiar heirdu ad hann være her klæddur fljdu þeir strags og villdu ecke bjda’ (‘dhe kur turqit dëgjuan se ai kishte veshur armorin, menjëherë ua mbathën dhe nuk deshën të qëndronin më’).
Një pasazh nga fundi i rrëfimit prej nja shtatëdhjetë fjalësh, që përshkruan njoftimet kontradiktore sipas burimeve të ndryshme lidhur me një udhëtim që Skënderbeu bëri në Itali për të kërkuar mbështetje gjatë rrethimit të fundit të Krujës (në fakt, i përgjigjet gjithë Librit XII të Barletit), është hequr tërësisht. Megjithatë, përshkrimi i Skënderbeut që vijon menjëherë pas tij është zgjeruar ndjeshëm. Në tekstin danisht lexojmë “Hans Tapperhed og Manddom vare geleider af Naade og Mildhed’ (‘guximi dhe njerëzia e tij shoqëroheshin nga mëshira dhe butësia’), që islandisht bëhet ‘firir utan hans furdanlega hreiste og hetiuskap hafde hann þetta til ad bera: hann var miög fridur og tignarlegur, herramanna mestur og sterkastur og astudlegastur vid vine sina trufastur og nádugur vild lid sitt eírnenn þar med ör og stórgiöfull’ (’përveç guximit dhe trimërisë së tij të veçantë, ai kishte edhe këto cilësi: ishte shumë i pashëm dhe me dinjitet, si njeriu më i madh e më i fuqishëm, ndërsa ishte shumë i dashur me miqtë, besnik dhe i sjellshëm me njerëzit e vet e gjithashtu mendjehapur e bujar’) – që të gjitha këto cilësi që u vishen rregullisht mbretërve dhe prijësve nëpër saga. Teksti danisht vijon të thotë se Skënderbeu ‘havde ogsaa en særdeeles Nidkierhed for den Christelige Troe’ (kishte gjithashtu një pasion të veçantë për besimin e krishterë’), që islandisht është ‘hier ad auke var Scanderbeg sierdeiles Gudhræddur og so vandlátur firir þa Christelegu trü hvora hann hardfeingelega varde umm alla sinna daga’ (‘përveç kësaj Skënderbeu e kishte frikë jashtëzakonisht Zotin dhe i përmbahej me rreptësi besimit të krishterë, të cilin e mbrojti i patundur gjithë ditët e veta’).
Së fundi, vlerësimi kryesor i Holbergut për Skënderbeun, se ai ishte ‘den største Helt, som Naturen har dannet’ (‘heroi më i madh që ka nxjerrë Natyra’) bëhet ‘sú allra stærstra hetia sem Gud hefur skapad’ (‘heroi më i madh që ka bërë Zoti ndonjëherë’), duke e zëvendësuar Natyrën me Zotin, meqë Holbergu iluminist vështirë se do ta kishte pranuar këtë.
Zhvillimet në tekstin islandisht
Nuk do të ishte e pazakontë për një sagë me këtë gjatësi – mbi 6500 fjalë, që të ndahej në krerë. Nuk ka asnjë të tillë te Holbergu dhe asnjë në tetë dorëshkrimet e sagave, por në pesë dorëshkrime është shtuar ndarja në krerë. Në tre prej tyre (MS të Guðmundur Helgasonit të vitit 1820, Lbs 1305 80 të vitit 1832 dhe Lbs 676 40 të vitit rreth 1840-50) ka dhjetë krerë, në njërin (Lbs 1767 40 të vitit 1862) ka tetëmbëdhjetë, të plotë me tituj (p.sh. kreu 1, ‘Uppfæding Schanderbegs’). Të tre dorëshkrimet, në të cilat saga është ndarë në dhjetë krerë, duket qartë se lidhen edhe nga anë të tjera, ndërsa ndarja në krerë në dy dorëshkrimet e tjera duket se është bërë në mënyrë të pavarur.
Në disa prej dorëshkrimeve janë shtuar vargje, duke vijuar tekstin e vetë sagës. Më i hershmi prej këtyre është Íbs 251 40, i shkruar nga Einar Bjarnasoni më 1806-07, ku janë tri strofa me metrin skaldik (dróttkvæður háttur), në të cilat Skënderbeu krahasohet me heronjtë e Dhiatës së vjetër, Davidin dhe Juda Makabeun:
Audling æve lánga, elfde Stríded David
Goliath fyrir gretu, Gøndlar lét hann følna
Hædstu hladinn listum, hari Golners skara,
leik nam laungum vekja, líd Astaroths Tídum,
Maccabeus mækir, merkur Judas Sterke
hátt bar hnigu drotter, hans i vigra danse,
Tíranna réd Tønnum, Tirfings driúgum stinga
varde valþíngs hirdir, vel frön Guds sijonar
aullum meir um allan, aldur grænnra skiallda
skar i skurum stiriar, Skanderbegus fianda
hreiste harla geistur, hrotta Epiri drottenn
lof hans rikt á riáfrum, róme Christin dómur.
(Ata qanë për princin e betejës. Davidi kishte bërë luftë gjatë gjithë jetës së gjatë; ai e bëri Goliathin që të zbehej. I pajisur me cilësitë më të larta, zoti i hordhës së Golnerit (prijësi) mund të zgjonte lojën e trupave të Astarothit (>betejën) për shumë kohë dhe shpesh.
Juda Makabeu i fortë e mbajti lart shpatën; princat e tij ranë në vallen e vrasjeve (>betejë). Tiranai mundi t’i godiste shumë prej tyre me dhëmbin e Tirfingut (>shpatën); mbajtësi i mbledhjes së kasaphanës (>luftëtari) e mbrojti tokën e Zotit Zion mirë.
Më i madh i të gjitha kohërave, Skënderbeu i çau mburojat e gjelbra të armiqve të vet në rrebeshet e betejës, zoti trim i epirotëve, i rrufeshëm me shpatën e tij; shumë pjesë të krishterimit i këndojnë pasurisht lëvdata deri në qiell.)
Po ato tri strofa, me disa variacione të vogla, gjenden te dorëshkrimi i Guðmundur Helgasonit i vitit 1820, krahas me një strofë të katërt, të shtuar ndërmjet së dytës dhe të tretës; kjo strofë e shtuar, e cila dallohet dukshëm nga të tjerat nga karakteri dhe është pothuaj me prejardhje të pavarur, gjendet gjithashtu më vete dhe me variacione të ndjeshme (diçka që na shtyn ta shohim me prejardhje gojore), në dy dorëshkrime të tjera, Lbs 1305 80 dhe Lbs 676 40 :
Skanderbeg opt med skindi, skundadi Tyrs ad fundi
og undrum med tirkium tíndi, títt andvigi reinandi
reindu þeir stirk hans stundum, so standast eÿ nádu i landi
fórust flestir og tÿndust, fiandans i vald hrapandi.
(Skënderbeu nxitoi për në betejë, duke i vrarë turqit për mrekulli; shpesh ata përpiqeshin të mateshin me të, disa herë provonin forcën e tij; por ata nuk ishin në gjerndje ta mbanin vendin, shumica humbën dhe u vranë, duke rënë nën pushtetin e Satanait.)
Poshtë kësaj në dorëshkrimin e Guðmundur Helgasonit ka edhe një vjershë tjetër, që ka disa ngjashmëri me këtë strofë të katërt dróttkvætt, por në metrin e zakonshëm ferskeytt:
Skanderbegus Skifde Rønd
Þa skunda náde tijrs á fund
Auder Mistu hans firer hønd
hundar leidir Marga Stund
(Skënderbeu çau me mburojë duke nxituar për në betejë; nga dora e tij shumë qen të ndyrë humbën jetën.)
Përveç këtyre shtesave të ndryshme, saga ka pësuar edhe një farë rregullimi stilistik. Siç e kemi thënë, gjuha e përkthimit islandisht ka ndikim të fortë nga origjinali danisht, si në fjalor edhe në sintaksë, ndërsa disa prej danicizmave më të dukshëm janë zbutur gjatë transmetimit gojor. Kjo vërehet veçanërisht në tre dorëshkrimet e shkruara nga Magnús í Tjaldanesi. Në atë më të hershmin prej tyre, të shkruar dikur përpara vitit 1880, teksti në thelb është po ai, që gjejmë në dorëshkrimet e tjera, por në tekstin siç është ruajtur në dy më të rinjtë, të shkruar përkatësisht më 1897 dhe 1900, Magnusi ka bërë një numër të madh ndryshimesh, për të cilat mund të thuhet se të gjitha janë bërë për të arritur pastërtinë e gjuhës. Në këto hyjnë përshtatjet e sintaksës, në mënyrë që, për shembull, ‘þeirra tyrknesku soldana adsetur stadur’ bëhet ‘aðsetustaðr þeirra tyrknesku sóldana’; zëvendësimi i foljeve të zakonshme me ndërtime përcjellore, për shembull ‘auglýsti’ për ‘auglísande’; zëvendësimi i disa fjalëve të huaja dhe emrash të vendeve me fjalë dhe emra që mund të ishin më të njohur për auditorin islandez, si ‘Mikligarður’ për ‘Constantínópel’ ose ‘höfuðsmaður’ për ‘Hospodar’.22 Te Holbergu dhe në përkthimin origjinal islandisht që e ndjek atë, mbaresat latine përdoren në emrat (e latinizuar) të njerëzve dhe të vendeve, ndërsa në përputhje me rasat do të marrin më tepër ato latine sesa të islandishtes, për shembull ‘til Epyrum’; në dorëshkrimet e mëvonshme të Magnusit këto ndryshohen, përgjithësisht aq sa përdoret emërorja gjithkund për emrat e njerëzve, për shembull ‘setja í gíslíng sinn únga son Georgíus’ në vend të ‘setia í gyslíng sinn únga son Georgiumm” dhe dhanorja për emrat e vendit; ‘til Epyrum’ për shembull, bëhet ‘til Epíró’. Megjithatë, ndryshimi kryesor në tekstet më të reja të Magnusit është, se huazimet e danishtes më të dukshme janë zëvendësuar me fjalë të vendit (ose që janë më pak të dukshme si huazime). Ja pak shembuj:
soddan virðingu – mikils orðstýrs
svoleiðis – þaning
heimuglega – leynilega
friðstilla – blíðka
utsléttast – upprætast
þenkti – ásetti sér
meina – hyggja
meining – ætlun
befaling – skipan
helslá –drepa
í einum rikk – á stuttum tíma
útslétt – afmáð
Magnusi ka pasur ide mjaft të ngulitura për stilin e sagave dhe sigurisht nuk ishte kundër ndryshimit të teksteve që kopjonte, madje edhe duke kopjuar nga burime të shtypura, me qëllim që t’i sillte në një vijë me këto ide. Shpesh në parathëniet e veta Magnusi përdor termin ‘búningr’, zakonisht për ‘veshjen’, ‘petkun’ ose ‘paraqitjen’, që të përshkruajë stilin e një sage, të dalluar prej intrigës së saj (të cilën e quan ‘sagan’). Ajo që ka bërë me Skënderbeun është për ta përfunduar punën e nisur nga përkthyesi islandisht, duke mënjanuar atë që mbetej prej veshjes danisht dhe duke e veshur tërësisht në vaðmál-in islandisht.
Rímur af Skanderbeg
Historia e Skënderbeut ka pësuar një shndërrim tjetër, kur ka shërbyer si baza për një grup rímur-esh, që janë gjinia më islandeze, hartuar më 1825 nga sr. Hannes Bjarnasoni (1776-1838) nga Rípi në Skagaförður. Rimuret janë ruajtur në pesë dorëshkrime (Lbs 691 40, Lbs 2173 40, JS 95 80 , JS 98 80 dhe ÍB 206 40 ) dhe janë shtypur si Rímur af Skanderbeg Epirótakappa në Akureyri më 1861. Hanesi është autor i të paktën katër grupeve të tjera rimuresh, dy prej tyre me Gísli Konráðsson-in.23 Ndonëse ai mund të kishte dëgjuar për Skënderbeun nga Gísli, me dorën e të cilit është një tekst i sagës prej pothuaj së njëjtës kohë, Hanesi thotë në pjesën e hyrjes (mansöngur) të tufës së parë (I.6-7), se dikush që nuk e njihte, i kishte dërguar një kopje të sagës bashkë me kërkesën që të hartonte një grup rimuresh me atë subjekt:
Mjer ókenndur mærðar tón
mig bað rekkur smíða,
fáir neita fyrstu bón,
finnst svo máltak lýða.
Ævintýr mjer sendi sá
Suðurálfu búa;
örðugt veita mjer því má
mærðir í að snúa.
(Një njeri që nuk e njihja më kërkoi që të bëja një vjershë; të paktë janë ata që e refuzojnë një kërkesë të parë, siç thuhet.
Ai më dërgoi një aventurë nga të popujve jugorë; do të më sjellë disa vështirësi për ta kthyer në vargje.)
Rimuret janë, ashtu si priren të jenë rimuret, një ritregim rresht për rresht i prozës, duke mos lënë asgjë jashtë dhe duke shtuar vetëm ndonjë hollësi të rastit, me qëllim që të arrihet rima ose një aliteracion. Historia ndahet në dhjetë tufa, ndërsa ndarjet pak a shumë u përgjigjen krerëve të ndarjeve te tre dorëshkrimet e ruajtura të sagës, që u përmendën më lart. Tufat, tetë prej të cilave përdorin formën në vargje prej katër rreshtash ferskeytt, dhe dy strofat prej tri vargjesh të formës stuðlafall, përfshijnë secila 60 dhe 95 vargje, prej të cilave kudo nga gjashtë deri në nëntëmbëdhjetë përbëjnë një mansöngur ose një seksion jorrëfimtar hyrës, me të cilin fillon tradicionalisht secila tufë. Seksioni rrëfimtar i secilës tufë fillon me një e nganjëherë dy vargje, që thonë se historia tashti do të merret prej aty ku është ndërprerë, por duke mos shtuar informacion të ri, ndërsa secila përfundon me një varg, rastësisht edhe me dy, që në thelb thonë se tufa ka mbërritur në fund. Ka gjithashtu nëntë vargje në fund të tufës përfundimtare, të cilat përbëjnë një epilog. Pa numëruar mansöngvar dhe ‘lidhjet’, mund të themi se afërsisht shtatëqind vargje janë përdorur për të treguar historinë. Mesatarisht ka shtatëmbëdhjetë fjalë për një varg, duke na dhënë gjithsej një shifër prej 11,200 fjalësh në vargjet rrëfimtare. Teksti i Holbergut ka 6600 fjalë, saga islandeze pothuaj po aq, meqë heqjet dhe shtesat në thelb mbulojnë njëra-tjetrën; rimuret kështu janë afër dy herë më të gjata sesa proza. Përgjithësisht, secilës fjali ose njësi të kuptimshme në prozë i korrespondon një strofë prej tri ose katër vargjesh. Mbushja arrihet kryesisht nëpërmjet përdorimit të kennings-eve dhe shprehjeve të tjera si formula.
Për të dhënë veç një shembull, po sjellim një të rastit:
so ad han fieck eina þa borg strax er best var og ram bigdust i Epiró. En sem hann hafde inn tekid hana liet hann strax helslá þad Tirneska varnar lid og yfir vann so i einumm rick allar þaer borger i landenn.
(Kështu ai menjëherë e kapi atë kështjellë, që ishte më e mira dhe më e forta në Epir. Dhe sapo e mori atë, i theri forcat turke që e mbanin dhe brenda një kohe të shkurtër shtiu në dorë gjithë kështjellat e vendit.)
Ky fragment te rimuri shndërrohet kështu:
Þanning náði þengils bur
þeirri borg sterkustu
það um láð, er þjóð til spur,
og þar með rammbyggustu.
Skanderbeg þa skjöldungs nú
skráðan stað gat fendgið
helveg kanna hárs um frú
hann ljet Tyrkja mengið.
Lengi stóð svo lítt á því,
lofstir hreppti sannan,
landsins borgir allar í
einum hasti vann hann.
(Në këtë mënyrë princi shtiu në dorë kështjellën më të fortë në atë vend dhe më të fortën të ndërtuar nga dora e njeriut.
Skënderbeu qe i zoti ta fuste në dorë vendin e sipërpërmendur; ai i bëri turqit që të provonin ferrin në tokë.
Nuk u desh shumë kohë, [ai] fitoi lavdi të vërtetë; ai i kapi të gjitha kështjellat e vendit brenda një kohe të shkurtër.)
Ndonëse rimuri e ndjek tekstin e prozës pikë për pikë, ka një shtesë me peshë. Kjo vjen afër fundit, ku përfshihet historia (apokrife) se si Skënderbeut i kërkuan t’ia dërgonte shpatën sulltanit, i cili deshi ta shihte armën, me të cilën ai kishte vrarë aq shumë turq. Skënderbeu e pranoi, porse as sulltani dhe asnjë njeri në oborrin e tij nuk ishte aq i fortë sa ta tundte atë shpatë, duke shkaktuar që sulltani të shprehej se ajo ishte e rreme. Kur ia kthyen Skënderbeut, ai e komentoi se ai u kishte dërguar shpatën, por jo krahun që e vringëllinte atë. Kjo anekdotë, e cila ka qenë shkaku për të lindur shprehja, me sa duket e zakonshme në një kohë edhe në anglishten, Skanderbeg’s sword must have Skanderbeg’s arm’,24 nuk ndeshet te Barleti dhe prandaj nuk është as te Holbergu, as te saga islandeze (ose të paktën në asnjërin nga dorëshkrimet që na kanë ardhur), kështu që është e vështirë të thuhet se nga u gjend në rimur. Këtu zë tri strofa:
Biðja lætur buðlungs kund
brandinn mæta hjer um stund
sjer að ljá um sókna hlað;
hann sagði já, og gjörði það.
Þó sterkur væri sjóli sá,
svoddan dör ei hræra má;
enginn heldur hans af þjóð
hnikars veldur sala glóð.
Skatnar þegar skila dör,
Skanderbeg þau greiddi svör:
Ljeði’ eg sverð en arminn ei
odda njerðun stáls að þey.
([Ai] i kërkoi burrit t’i dërgonte shpatën, për t’ia huajtur për pak kohë; ai i tha po dhe ashtu bëri.
Ndonëse mbreti ishte i fortë, nuk qe në gjendje ta vringëllonte një shpatë të atillë, as mundi ta tundte askush tjetër në oborrin e tij.
Ata e kthyen mbrapsht shpatën menjëherë; Skënderbeu u dërgoi përgjigjen: Unë ua dhashë hua luftëtarëve shpatën, por jo krahun tim.)
Një nga burimet e mundshme do të ketë qenë Sandfærdige Beskrivelse e vitit 1709,25 ku është paraqitur episodi me shpatën në f. 755-77:
Eftertencklig er dette / at hand var saa sterck i sine Arme at hand med sin tunge Sabel udi et Hug kunde flecke en Karl fra Hovedet ned udi Sadlen / og med et Hug kunde hand en Karl i Livet afhugge. Hvorfore dend Tørckiske Keyser paa Tro og Love begierede af Scanderbeg / at hand vilde lade hannem see dend Sabel som hand pleyede at føre ude Striden. Som nu Scanderbeg skickede ham Sabelen / haver hand dend med største Forundring beskuet / og forsøgt om nogen var iblandt hans Folk som dend kunde føre og svinge / men der var ingen som med nogen vircklig Effect det kunde giøre; Herpaa skikkede dend Tørckiske Keyser Scanderbeg sin Sabel tilbage igien / med disse Ord: Denne din / til mig udskickede Sabel / er aldrig førdt af dig eller dine udi Marcken / thi det er umueligt at nogen Menniske kand føre eller svinge saadan en Sabel / og troer Jeg aldrig at du i alle dine Dage dend haver ført.
Scanderbeg lod ved Legaten hannem sige: Jeg haver paa Tro og Love efter hans Begiering skicket hannem dend samme Sabel som jeg pleyer at føre udi Marcken / men dend Arm og Haand som Sablen haver ført / haver jeg icke skicket hannem; vil dog (næst Guds Hielp) lade hannem med det første see / ey alleene samme Sabel / men end og dend Haand er hannem fører / som skal giøre hannem mangen Sadel tom.
(Është për t’u vënë re, se ai e kishte aq të fortë krahun, sa mundej me shpatën e vet të rëndë ta çante një njeri më dysh nga koka teposhtë te shala me një të goditur, ose mund ta priste më dysh një njeri në mes. Për këtë arsye sulltani turk i kërkoi Skënderbeut, që ta lejonte ta shihte atë shpatë, të cilën e kishte zakon ta përdorte në betejë. Kur Skënderbeu ia dërgoi shpatën ai u mrekullua dhe bëri provë, nëse ndonjëri nga njerëzit e tij do të mund ta vringëllonte, mirëpo nuk pati asnjë që të mund të bënte këtë sido qoftë. Atëherë sulltani turk ia ktheu shpatën Skëndebeut me këto fjalë: Këtë shpatë që më dërgove asnjëherë nuk e ke mbajtur ti ose ndonjëri nga burrat e tu në fushën e betejës, sepse është e pamundur që cilido njeri ta vringëllonte një shpatë të tillë dhe unë nuk mund ta besoj, që ti gjatë gjithë jetës tënde e ke përdorur ndonjëherë.
Skënderbeu i tha kasnecit që t’i përgjigjej: Ndershmërisht në përputhje me kërkesën ia kam dërguar po atë shpatë, që e kam zakon ta përdor në fushë të betejës, por unë nuk i kam dërguar krahun dhe dorën, me të cilën e kam vringëlluar. Ndërsa (me ndihmën e Zotit) do t’ia bëj të mundur me rastin më të parë të shohë jo vetëm po këtë shpatë, por edhe dorën që e përdor atë, e cila do t’i lërë shumë shala kuajsh të zbrazëta.)
Përfundim
Duke vështruar pritjen që i është bërë historisë së Skëndebeut në Islandë, duket se ajo është bërë menjëherë pjesë e një korpusi të teksteve të sagave popullore dhe gjysmëditurore, që kanë qarkulluar në Islandën e shekullit XIX. Një prej modeleve kryesore të Barletit për jetën e tij të Skënderbeut ka qenë Homeri,26 ndërsa cilësia epike e rrëfimit, madje edhe në variantin e shkurtuar, na bëjnë të kuptojmë se Skënderbeu mund ta zinte pa vështirësi vendin e tij krahas Starkaðr gamlit, Friðþjófur frækn-it dhe Sigurður þögli-t. E vetmja gjë, të cilën e përfytyroj se një auditor islandez do ta ndiente se mungonte, kanë qenë përshkrimet e gjera të betejave, aq karakteristike nëpër romancat. Është e sigurt se ka mjaft skena betejash te Barleti, por Holbergu, diçka mjaft ironike, kishte vendosur që t’i linte jashtë.
SHËNIMET
- E kam diskutuar këtë lëndë gjerësisht në The Unwashed Children of Eve: The Production, Dissemination and Reception of Popular Literature in Post-Reformation Iceland (London: Hisarlik, 1997).
- Vepra standarde për jetën e Skënderbeut është George Castrioti Scanderbeg e peshkopit Fan Noli (New York: International University Press, 1947), e cila në fillim ishte botuar shqip më 1921 si Historia e Skënderbeut; ka një biografi të kohëve më të fundit, një punë më tepër me dashuri sesa studimore, por që lexohet me kënaqësi nga Harry Hodgkinson, Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero (London: I. B. Taurus, 2005). Literatura studimore për Skënderbeun është e gjerë: bibliografia e botuar në Tiranë me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së tij përfshin mbi një mijë tituj në njëzet e një gjuhë të ndryshme.
- Për Barletin shih Minna Skafte-Jensen, ‘En heltehistorie: Marin Barleti Skanderbeg mellem mundtlighed og skriftlighed’, në Fortælling og erfaring: tilegnet Johan Fjord Jensen, bot. nga Ole Birklund Andersen e të tjerë (Århus: Aarhus Universitetsforlag, 1988), f. 135-58; ky artikull gjendet në internet si në origjinalin danisht, ashtu edhe në përkthimin anglisht (<http://miqesia.dk./Barleti-Skanderbeg.htm> [11 shtator 2006]).
- Shih Franklin B. Williams, Jr, ‘Spenser, Shakespeare, and Zachary Jones’, Shakespeare Quarterly, 19 (1968), 205-12.
- Ka disa dyshime nëse i përket atij: pjesa u botua më 1639 me titullin ‘El Principe Escanderbeg’ në Comedias de Lope de Vega Carpio, Parte veinte y ocho, por gjithashtu doli më 1679 nën titullin ‘El gran Jorge Castrioto, y Principe Eskanderbeck’ në Comedias nuevas, escogidas de los meiores Ingenios de España, Parte qvarenta y cinco, ku i quhet Luís Vélez de Guevarës (1579-1644) në tekst, dhe Luis de Belmonte Bermúdez-it (1598?-1650?), në treguesin e përmbajtjes së librit.
- Për perceptimin e Skënderbeut shih B. B. Ashcom, ‘Notes on the Development of the Scanderbeg Theme’, Comparative Literature, 5, (1953), 16-29; Josef Matl, “Georgius Castriota (Kastriot) Scanderbeg in der balkanischen und europäischen Literatur’, Bulgarische Jahrbücher, 1 (1968), 101-10, si dhe Robert Elsie, ‘Benjamin Disraeli and Scanderbeg: The Novel: ”The Rise of Iskander” (1833) as a Contribution to Britain’s Literary discovery of Albania’, Südost-Forschungen, 52 (1993), 25-52.
- Shih Driscoll, Unwashed Children of Eve, f. 94-97.
- Krahaso, për shembull, përkthimin e Jonit të veprës së Volterit Zadig në Fjórar sögur frá hendi Jóns Oddssonar Hjaltalín: Sagan af Marroni sterka, Ágrip af Heiðarvíga sögu, Sagan af Zadig Fimmbræðra saga (Reykjavik: Stofnun Árna Magnússonar, 2006).
- Shih Jakob Jönsson, ‘Kyrus í íslenzkum rímum’, në Aukarit Rímnafélagsins, 4 (Reykjavik: Rímnafélagið, 1973), f. 9-13.
- Bevers saga, bot. nga Christopher Sanders (Reykjavik: Stofnun Árna Magnússonar, 2001), f. CXIX-CXXII.
- Sr. Ágúst Sigurðsson, Forn frægðarsetur – í ljósi liðinnar sögu, [vëll. 1] (Reykjavík: Bókamiðstöðin, 1976), f. 228. Einari përshkruhet gjithashtu te Eimreiðin, 14 (1908), 181-82, në një nekrologji të djalit të tij (jashtë martese) Guðmundur (1823-65).
- Jón Guðnason, ‘Gísli Konráðsson’, Merkir Íslendingar, Nýr flokkur, 5 (1966), 89-113.
- Íslenzkar æviskrár frá landnáamstímum til ársloka 1940, bot. nga Páll Eggert Ólason, 6 vëll. (Reykjavik: Hið íslenzka bókmenntafélag, 1948-76), v, 203; Finnur Sigmundsson, Rímnatal (Reykiavik: Rímnafélagið, 1966), II, 148.
- Në shekujt XVII dhe XIX ka pasur një interesim të madh për Huldar saga, kryesisht sepse, siç jepet në Sturlunga saga, Sturla Þórðarson-i e ka paraqitur te lagabætir i mbretit Magnús më 1263, mirëpo nuk ka mbërritur asnjë sagë nga Mesjeta. Ka një sagë më të re me këtë emër, sidoqoftë, që ruhet në disa variante të ndrequra, një prej të cilëve i quhet Jón Espólinit. Për Huldar saga shih Konrad Maurer, Die Huldar saga (Munich: Königlich-bayerische Akademie der Wissenschaften, 1894).
- Për Einarin shih Íslenskar æviskrár, bot. nga Páll Eggert Ólason, I, 354, dhe Finnur Sigmundsson, Rímnatal, II, 34-35.
- Dalamenn: æviskrár 1703-1961, bot. nga Jón Guðnason (Reykjavik: [i pab.], 1961-66), I, 307.
- Shih Driscoll, Unwashed Children of Eve, f. 64-67.
- Për Magnusin shih Unwashed Children of Eve, f. 55-59; tashti po përgatis një studim më të gjatë për dorëshkrimet e Magnusit.
- Copenhagen: Popp, 1825-37.
- “ “ “, 1829-30.
- Holberg-ordbog, bot. nga Age Hansen dhe të tjerë (Copenhagen: Reitzel, 1981-88), I, col. 1028.
- Tashmë ka disa shembuj të kësaj në përkthimin origjinal, si ‘austur og norður álfu heimsins’ për ‘Europa og Asia’ dhe ‘Valland’ për ‘Italien’.
- Për Hannes-in shih Finnur Sigmundsson, Rimnatal, II, 62-63; Íslenzkar æviskrár, bot. nga Páll Eggert Ólason, II, 304-05.
- Shih Brewer’s Dictionary of Phrase & Fable, bot. 16, rishikuar nga Adrian Room (London: Ward Lock, 1999), f. 1047; ka pasur disa diskutime për këtë shprehje në faqet e Notes & Queries, 7 (1853), 35, 143, 511-12.
- Burimi për tekstin danisht, ose të paktën mes atyre varianteve të anekdotës që unë njoh, nga të cilat kjo më duket se i ngjet më shumë, është Operae horarum subcisivarum, sive meditationes historicae (Frankfurt: [e pabot.], 1602-09), Centuria altera, cap. LXXVI, f. 350-51: ‘Georgii quoque Castrioti Epirotae viri fortissimi facta infra attingemus, cuius gladium, quo in præliis veteretur; Mahometes Turcorum Imp. & ipsius hostis acerrimus, videre cupiit. Hunc quum Castriotus (qui á Turcis Ischenderbeg, id est dominus Alexander, vocatur; vnde vulgo Schanderbegus appellatur) ad eum, accepta cauttione, Constantinopolim misisset; nemo tanti roboris in Turcia aula repertus fuisse dicitur, qui commode & perite vti potuerit, ita vt Mahometes remisso co, veluti ad terrorem supposititio gladio se hostili animo & arte delusum esse renunciare iusserit. Cui Schanderbegus rescripsit, se bona fide & absque fuco doloue misesse acinacem suum, quo in prælis valide strenueque vteretur: verum manum & brachium suum quo medios turcos │ proscindere, transuersos diuidere, integrosque artus detruncare soleret, non misisse, sed sibi retinuisse. Id ipsum se mox re ipsa ostensurum. Quod & perfecit.” Megjithatë, kjo ka vërtet shumë nevojë që të gjurmohet më tej.
- Skafte-Jensen, ‘En heltehistorie’.
Botuar në Learning and Understanding in the Old Norse World. Essays in Honour of Margaret Clunies Ross, edited by Judy Quinn, Kate Heslop, and Tarrin Wills. BREPOLS Publishers n.v., Turnhout, Belgium. 2007. f. 423-446.