Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Kur do të merren masa serioze ndaj parazitëve hoxhallarë, fyes dhe mohues të kulturës shqiptare?

 

Duket sikur është e kotë të flasësh për një fenomen në rritje ku në “emër të vlerave fetare” po na nëpërkëmbet kombi dhe nëse vazhdohet kështu jemi drejtë rrënimit të shtetit sekular. Mirëpo është mallkim të heshtësh dhe t’u lëshosh vend parazitëve të cilët e kanë një qëllim rrënimin e sekularizmit, përdhosjen e kombit dhe devijimin e shoqërisë sonë nga kultura evropiane aty ku përket me rrënjë.

Të bëhem e qartë nuk kam asgjë kundër fesë cila do që të jetë, por jam kundër manipulimit dhe imponimit të dokeve beduine, me tendencë tjetërsimi të shoqërisë. Poashtu jam kundër sharlatanëve, kriminelëve dhe spiunëve të veshur nën petkun e hoxhës të cilët e marrin të drejtën të flasin, të na përcaktojnë jetën dhe të na i shkatërrojnë rininë dhe familjet ashtu siç kanë vazhduar deri më sot.

Kush janë këta njerëz dhe pse BIK-u, në krye me Naim Tërrnavën heshtën madje dhe përkrahën shkatërrimin e islamit tradicional me tendencën e përçarjes. Këta po na e thokan “fjalën” e zotit dhe njëkohësisht sipas ligjëratave të tyre, lënë të nënkuptohet në masa se këta qenkan të “përkëdhelurit” e zotit përderisa e marrin të drejtën absolute të përçojnë mesazhe që veç me njerëzoren s’kanë të bëjnë. Pasi që në shumicën e ligjëratave të tyre flitet për orgjitë në botën e mëtejme e ndërsa shprehën kështu ju qesin sytë xixa dhe ju shkon lëng goje,shihet që të tillët kanë çrregullime personaliteti dhe frustrim seksual, e që të tillët nënvetëdije mallkojnë veten pse nuk kanë lindur në kohën e haremave, ku në emër të fesë dhe vllazërisë do i shfryenin epshet. Dhe çmenduria e gjithë kësaj është që shumë të rinjë ranë pre e thirrjes për”luftën s’ë shejtë” e cila sipas ligjëratave të tyre tingëllon si party orgjish e “merituar”. Pasi i dehin mirë me ligjërata të këtij lloji fillojnë të shajnë e përbuzin modelin e familjes tradicionale shqiptare.

Hoxhallarët e frustruar me manitë e tyre shkojnë aq larg sa që nxisin incestin në familje, si diçka tejet normale. Madje flasin aq bindshëm, saqë ata që ju është shpërla truni kanë lidh martesa incestuoze. Përderisa arritën që shumë të rinjë t’i marrin në qafë për t’i dërgu në luftë,përderisa prishën stabilitetin në shumë familje shqiptare, përderisa futën dhe u japën jetë rrymave ekstreme, tash e kanë qëllimin final “Mohimin e gjithçkaje që është shqiptare”. Jo më kot na i përbuzin çdo ditë figurat heroike duke fillu nga Skënderbeu, Nanë Tereza, Ibrahim Rugova, dhe tash duan ta gjuajnë poshtë veprën e Rilindasve, poashtu tendencat që luftës s’ë fundit në Kosovë për t’i dhënë ngjyrë islamike me planin B serb lënë të nënkuptojnë që kta parazitë 25/7 zbatojnë urdhëra nga agjenda të huaja. Dhe kjo deklarata e sotshme nga një imam i BIK-ut, se kush duhet ta varros babain e heronjëve Haradinaj, është e turpshme nga ku kuptohet loja e ndryrë e cila po zbatohet me përpikmëri nga këto specie të dëmshme. Nëse hapësira se kah marrin frymë këta nuk kontrollohet, nëse shumica heshtin përballë këtij eksperimenti të rrezikshëm dikur do të jetë vonë. Linçimit nga ana e këtij grupacioni nuk ja kam frikën, në atë vend ku të panjerëzishmit e marrin të “drejtën absolute” për ta thënë fjalën e zotit e që është në kundërshti me vlerat humane, lë pak për të dëshiru në aspektin e formësimit individual dhe vetëdijes shoqërore. Nëse nuk mirren masa ndëshkuese për këta parazitë nga ana institucionale dhe rehabilitim psiqik për të tillët, mos të vazhdojmë të shtiremi evropianë përderisa dirigjohemi nga ata që kanë kokën në Beograd dhe zemrën në Stamboll.

Please follow and like us: