Trebicka: Bijtë e ku*vës dhe numuruesi i qendrës së votimit të mos e kruajnë me Teatrin Kombëtar
Artistët kanë protestuar sërish të shtunën pasdite në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar pasi qeveria këmbëngul për shembjen e tij. Ata janë mbledhur sërish tek godina e Teatrit dhe kanë bërë thirrje që qeveria të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen.
I ashpër ishte sërish aktori Alfred Trebicka që ka kërkuar vëmendjen e të gjithëve pasi shembja e Teatrit mund të jetë zyrtarizuar dhe “birat e kur*vës mund të veprojnë”.
“Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi vigjilentë se birat e kurvës veprojnë. Ne do ta mbrojmë Teatrin Kombëtar, nuk do të rrahim asnjë, nuk do të shqepim asnjë, por ata po e kruajtën do ta gjejnë”, – tha ai.
Please follow and like us: