Albspirit

Media/News/Publishing

Arben Heta nderohet nga mbretëria britanike

Fotografia e Arben Heta
Arben Heta është nderuar për veprimtarinë e tij pranë ambasadës britanike në Tiranë. Në një status të tij në faqen zyrtare në facebook ai falenderon Madhërinë e Saj, Elizabeth II; Sekretarin e Shtetit Britanik, Mr. Boris Johnson dhe Ambasadorin Britanik në Tiranë, H.M.A Mr. Duncan Norman.
Mesazhi i Arben Hetës
Mirënjohje Madhërisë së Saj, Elizabeth II; Sekretarit të Shtetit Britanik, Mr. Boris Johnson, dhe Ambasadorit Britanik në Tiranë, H.M.A Mr. Duncan Norman, për vlerësimin e punës sime 25-vjeçare në Ambasadën Britanike në Shqipëri. Jam krenar që modestisht kam mundur të tregoj që shqiptarët janë njerëz të besës e të punës.
Please follow and like us: