Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Afera e Teatrit, grabitje kriminale

Lulzim Basha ka komentuar qëndrimet e Kryeministrit Rama pas sherrit të sotëm në Komisionin Parlamentar të Medias.

Me anë të një statusi në facebook, kryedemokrati shkruan se “afera e Teatrit Kombëtar është grabitje kriminale që Edi Rama ka më se një vit që e përgatit në bashkëpunim me klientët e tij”.

Ai vazhdon më tej duke nënvizuar se ajo që bëri sot opozita ishte mbrojtje e interesit publik dhe parlamentarizmin.

“Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe jo të mafias së ndërtimit, krimit dhe drogës. Por Edi Rama e ka të vështirë të bëjë dallimin midis batakut mes të cilit kalon gjithë kohën dhe parlamentit, prandaj edhe komentet e tij publike janë të gjitha me gjuhën e batakçiut”, shkruan Basha.

Duke iu rikthyer debatit për teatrin, Basha shkruan se “në këtë aferë do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla të larta që do financohen me para të krimit dhe drogës”.

Në fund, Basha ka një paralajmërim për Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

“Dhunuesi i Shqipërisë është Edi Rama që po na mbyll derën e Europës për të pestin vit me rradhë. Sot ai mund të ngrejë kulla dhe të pastrojë paratë e drogës në çdo cep të Tiranës, por e afërt është dita kur këto zulllume do ta zënë poshtë bashkë me Fikun e Tiranës”, shkruan Basha.

Please follow and like us: