Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti socialist në gjendje të rëndë

Deputeti i Partisë Socialiste po kalon një periudhë të vështirë në jetën e tij, teksa po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka përcjellë Kryeministri Rama me anë të një statusi në facebook.

Situata duket serioze po të lexojmë edhe atë se çfarë shkruan kreu i qeverisë.

Ai thotë se Paulin Sterkaj po përballet me një provë të vështirë, dhe lutet që ta kalojë sa më shpejt.

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit.Forca mik! Jemi të gjithë me ty”, shkruan Rama në facebook.

Please follow and like us: