Emër për emër dhe partitë përfaqësuese në Has që zbuluan pas vdekjes intelektin e Gafurr Mazrekut
Në Shqipëri, vendimi i Këshillit Bashkiak të Hasit për të shpallur “Qytetar Nderi” ish deputetin socialist Gafurr Mazreku, i cili në shtator të vitit 1997 qëlloi me armë duke e plagosur në sallën e parlamentit, deputetin demokrat Azem Hajdari, u shoqërua me reagime të forta kundërshtuese. Vendimi u mor me 13 vota pro dhe 1 abstenim nga këshilltarët e majtë, ndërkohë që të djathtët nuk ishin të pranishëm. Madje kreu i Këshilltarëve të djathtë është shprehur se vendimi ishte marrë ndërkohë që ata kishin kërkuar pushim.
Kundër vendimit reagoi me forcë Partia Demokratike. Që katër ditë më parë ajo kishte denoncuar propozimin për vlerësimin e Gafurr Mazrekut me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”, duke kërkuar nga kryeministri Edi Rama “të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari”. Pikërisht për këtë arsye, sot pas marrjes së vendimit Partia Demokratike, përmes nënkryetarit të Grupit parlamentar Gent Strazimiri, u shpreh se sipas saj kryeministri “nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati! Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, që bashkë më studentët dhe qytetarët e Tiranës, rrëzuan regjimin e etërve të këtyre që drejtojnë sot vendin”.
Kryeministri Rama mohoi ategorikisht të ketë me vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit, të marrë pas propozimit të bërë nga kryetari i Bashkisë së Hasit, Adem Lala, përfaqësues i Partisë socialiste. Në reagimin e zyrës së kreut të Qeverisë, vendimi konsiderohet “një provokim i papërgjegjshëm, i kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar. Kryeministri bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit”, theksohet në reagimin e Qeverisë.
Për vlerësimin dhënë Mazrekut u prononcua dhe kreu i Shtetit Ilir Meta, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi. “Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike”, u shpreh zoti Blushi.
Kryetar Bashkie: Adem Ahmet Lala, Aleanca për Shqipërinë Europiane
- ISUF VESEL SEFOLLI, Aleanca Arbnore Kombëtare
- ALFRED RRAHMAN DAÇI, Fryma e Re Demokratike
- FATMIR RAM XHEBEXHIA, Lëvizja Socialiste për Integrim
- FATOS SELIM FERIZOLLI, Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
- ARBEN REXHEP GAXHA, Partia Ardhmëria Shqiptare
- AGIM UKE XHAFERI, Partia Balli Kombëtar Demokrat
- AVNI HALIM SOKOLI, Partia Demokracia e Re Europiane
- MIFTAR TAHIR DAUTI, Partia Demokratike
- NAZLIE SELIM LAÇI, Partia Demokratike
- DAN ZEK REXHA, Partia Demokristiane e Shqipërisë
- SHEFQET AHMETI, Partia e të Drejtave të Mohuara
- HAMIT AZEM SHETA, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re
- ABDULLAH SELMAN JUPA, Partia Lëvizja e Legalitetit
- BINAK AHMET PATARRIA, Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
- BINAK SULEJMAN QEMA, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
- HALIM ISMAIL DAUTI, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
- JAH SALI DAUTI, Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
- PETRIT MAXHUN THAÇI, Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë
- SADRI ZENEL SHATRI, Partia Republikane
- SHKELZEN VEHBI MALAJ, Partia Socialiste e Moderuar
- AGRON NUREDIN GECA, Partia Socialiste e Shqipërisë