Presidenti i nderit të OSBE, Migliori: Prej sot jam çam, do ta fitojmë këtë çështje
Ish-Presidenti i Asamblesë së OSBE-së dhe Presidenti i Nderit i saj, Ricardo Migliori ka marrë sot titullin “Ambasador i Çështjes Çame”. “Prej sot jam çam, do ta fitojmë këtë çështje”, theksoi ai duke premtuar se do të lobojë në cdo seli të OSBE për Çështjen Çame.
Deklarata e plotë e Migliorit OSBE ka një asamble që është e forumar me rreth 57 shtete, kur u themelua, në vitin 1975 i vetmi vend që nuk e firmosi Traktatin e Helisnkit, ishte një në Europë, Shqipëria. Sot Shqipëria është aktive në OSBE. Ka politikanë shqiptarë aktivë në asmable dhe një prej tyre ishtë edhe Mesila Doda. Ka ardhur momenti që Shqipëria të fuqizohet në arenën ndërkombtare. Unë me forcat e mia do përpiqem që në secilën seli të OSBE të sjell të gjitha arsyet pse duhet zgjidhur Çështja Çame. Në 1963 Gjon Kenedi tha para murit të Berlinit: Edhe unë jam berlinez. Sot mund të them, prej sot jam çam. Nga sot jam një prej jush, kështu që mund të më kritikoni dhe të më jepni sinjale kujtese. Fat të mbarë dhe do fitojmë!