Rama: Kemi shkarkuar dhjetëra zyrtarë përmes platformës së bashkëqeverisjes
Në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes me popullin, kryeministri Rama prezantoi disa prej rasteve të ankesave të qytetarëve që kanë gjetur zgjidhje nga platforma.
“Ajo që është e rëndësishme është se duhet të rrisim presionin nga lart të qeverisë mbi të gjitha agjencitë e zyrat, si dhe presionin nga poshtë, të qytetarëve që kërkojnë gjithnjë e më shumë përgjegjshmëri. Kemi shkarkuar dhjetëra zyrtarë dhe punonjës përmes platformës së bashkëqeverisjes. Por është e domosdoshme që të gjithë që kanë përballë një mur shurd e qorr, e jo një punonjës apo zyrë që reagon, duhet të na drejtohen dhe të na vënë në provë. Duhet të na bëjnë palë me ta kundër shurdhërisë që vret shpresa dhe i bën njerëzit të ndihen të nëpërkëmbur e të braktisur”, u shpreh Rama.
Sa i përket platformës së bashkëqeverisjes, Rama tha se ka pasur kërkesa të shumta nga ndërkombëtarët për të ardhur e për ta vizituar zyrën e për të parë sesi funksionon.